0030 210 33 18 483

Miratohen masa për reduktimin e borxhit grek që ka arritur 31116 miliardë euro

TRIBUNA 24 Janar 2017

Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM), ka miratuar masat afatmesme për reduktimin e borxhit grek. Vlerësohet që, në rast se masat zbatohen plotësisht, borxhi grek do të reduktohet deri në 2060 me rreth 20 njësi, siç deklaroi kreu i ESM, Klaus Regling. Në të njëjtën periudhë, nevojat financuese të Greqisë pritet të ulen me thuajse pesë njësi. Gjithsesi, ESM vë në dukje se suksesi i masave do të varet nga një sërë faktorësh të pakontrollueshëm të tregut, çka do të thotë se nuk është e mundur të jepen garfanci për eficencën e masave. Masat që miratoi ESM janë të karakterit teknik dhe synojnë në një shtim të lehtë të kohëzgjatjes mesatare të kredive të programit të dytë të shpëtimit, nga 28 vjet në 32,5 vjet. Në të njëjtën kohë, ndihmojnë stabilizimin e interesave që paguan Greqia për kreditë, ndërsa evitojnë edhe rritjen e disa interesave të tjera gjatë vitit 2017. Kreu i ESM, Klaus Regling, theksoi se çelësi për “suksesin e programit ndodhet në zbatimin e reformave nga qeveria greke”. Sipas të dhënave të fundit të shërbimit statistikor europian, Eurostat, në tremujorin e tretë të 2016-s, borxhi publik grek ndodhet në 179,6% të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm, dhe ka arritur vlerën 311,16 miliardë euro.

Ndaje me miqte