0030 210 33 18 483

Miratohet në parim ligji për nënshtetësinë e brezit të dytë

10 Qershor 2015

Projektligji për nënshtetësinë e brezit të dytë është votuar me shumicë në komisionin parlamentar dhe tashmë pritet votimi në seancën plenare. Në favor të projektligjit votuan deputetët e SYRIZA-s, Grekët e Pavarur, PASOK dhe To Potami. Demokracia e Re është rezervuar që të pozicionohet në seancën plenare, Agimi i Artë votoi kundër dhe partia komuniste abstenoi. Gjatë punimeve të ditës së mërkurën, pati një seancë dëgjimore me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve, mes të cilëve edhe një prani e ndjeshme e komunitetit shqiptar, si dhe nga rreth 20 organizata joqeveritare dhe ekspertë. Ata u shprehën pozitivisht për projektligjin në përgjithësi, por kërkuan edhe ndryshime në disa prej pikave. Ndër këto pika, ishte ajo që përcakton përfundimin e suksesshëm të studimeve si kusht për marrjen e nënshtetësisë, mungesa e vëmendjes ndaj fëmijve më aftësi të veçanta apo ata që studiojnë në shkolla në gjuhë të huaja, si dhe ndërlidhja e dhënies së nënshtetësisë me kushtin e qëndrimit të ligjshëm të prindërve. Madje edhe raportuesja e SYRIZA-s, Vasiliki Katrivanou vuri në dukje se personalisht mund ta preokupojnë disa pika të projektligjit, si ajo për arsimimin e suksesshëm të fëmijve, sepse “nuk konsideroj se vetem nxënësit e mirë janë pjesë e shoqërisë”, apo me ndërvarjen e fëmijve nga statusi i ligjshëm i prindërve, “në momentin që për shkak të krizës shumë prindër e humbën statusin e ligjshëm”. Ndërkaq, Katrivanou tha se e mbështet fuqishëm projektligjin, sepse “është një projektligj i matur, ngase duhet të ekuilibrojmë ndërmjet nevojës për të dhënë nënshtetësinë dhe vendimit të Këshillit të lartë të Shtetit. Dua një projektligj që t’i rezistojë kohës, që do të përfshijë në hartë brezin e dytë të emigrantëve dhe tregojë se grek, edhe lind, edhe bëhesh”.

Ndaje me miqte