Mitsotakis: &ldquoE kemi paguar shtrenjtë Tsiprasin&rdquo
28 Qershor 2016
Kyriako Mitsotakis, kryetari i partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, përmes një interviste për gazetën gjermane “Handelsblatt”, që titullohet “E paguam shtrenjtë Tsipras-in”.
“?do ditë që kjo qeveri mbetet në pushtet, dëmi rritet”, vëren Mitsotakis, duke fajësuar qeverinë e Aleksis Tsipras për faktin se pas kthimit të Greqisë në ritme pozitive zhvillimi, në 2014, vendi rrëshqiti përsëri në recesion. “Tsipras nuk u shërben interesave të vendit”, deklaron Mitsotakis.
Lideri i opozitës ka shpjegiuar edhe pse Demokracia e Re në verë të 2015-s votoi në favor të paketës së re të ndihmës dhe masave shtrënguese që nevojiteshin poër këtë paketë. Sipas tij, për shkak të rebelimeve të shumnta në partinë e tij, Tsipras nuk do të mund ta kalonte paketën.
“Në këtë mënyrë garantuam qëndrimin e Greqisë në BE”, nënvizon Mitsotakis, duke shtuar ndërkaq se objektivat fiskalë nuk mund të arrihen përmes rritjes së vazhdueshme të taksave, “por vetëm me shkurtim të shpenzimeve”.
I pyetur se cila është dieferenca ndërmjet tij dhe Aleksis Tsipras, Mitsotakis përgjigjet:
“Besoj në reformat strukturore dhe e di se si realizohen. Tsipras nuk beson në këto reforma dhe në thelb nuk dëshiron t’i realizojë”.
Duke komentuar rezultatet e referendumit në Britani, Mitsotakis vë në dukje se “kjo krizë dëshmon se duhet të përballojmë populizmin”. Ky konstatim, vëren nga ana e saj gazeta gjhermane, nuk është i rastësishëm. Greqia vuan në masë të madhe nga premtime të pambajtura: prej janarit 2015 qeveris populsti i majtë Aleksis Tsipras bashkë me populistët e djathtë të Grekëve të Pavarur. “E paguam shtrenjtë këtë, me një paketë të tretë ndihme e cila deri para dy vjetësh ngjante si e tepërt”, komenton Mitsotakis.
Tribuna
Ndaje me miqte