Mitsotakis: I nevojshëm ndryshimi politik në 2017
TRIBUNA
22 Janar 2017
Për rrezikun që të shkojnë dëm gjatë vitit 2017 gjithë sakrificat që ka bërë vitet e fundit populli grek, paralajmëron shefi i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis në një artikull që publikohet në revistën Economist dhe që ashtu si dhe artikulli i kryeministrit Tsipras, përfshihet në botimin “Bota gjatë vitit 2017”.
Mitsotakis fokusohet që në fillim në nevojën e ndyrshimit politik në 2017, aë sipas tij përbën një kusht për daljen e vendit nga gjendja e vështirë.
Mitsotakis vë në dukje se 2017 do të jetë viti i tetë i zbatimit të programeve të shpëtimit të Greqisë, dhe vendi vazhdon të gjendet pa asnjë shkak në reanimacion, e mbështetur në gjithë sektorët e funksionimit të ekonomisë, dhe pa iu larguar rrezikut të një përkeqësimi serioz.
“Faktikisht kemi përshkuar gjysmën e programit të tretë të shpëtimit të Greqisë. Vetëm tetorin e kaluar mundëm të finalizojmë inspektimin e parë dhe ende nuk duket momenti kohor i plotësimit të inspektimit të dytë. Ritmet nuk do të mund të ishin më të ngadalshme”, vëren Mitsotakis, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen.
Siç thekson kryetari i Demokracisë së Re, kriza e zgjatur greke përbën kryesisht një dështim të sistemit politik vendas dhe në këtë arsyetim, “një ndryshim politik mund të sjellë rezultatin e dëshiruar”.
Sipas tij, sot, shumica e shoqërisë e di se çfarë duhet të bëhet në vend, se do të duhet të përshtatet aparati shtetëror, të racionalizohet kuadri institucional, të forcohen onstoitucionet e pavarura, të lehtësohet bërja e biznesit dhe të përshpejtohen privatizimet.
Mitsotakis akuzon SYRIZA-n se, jo vetëm që dështoi tragjikisht, por edhe injoroi me këmbëngulje monopatin e reformave që ka nevojë vendi.
Siç vë në dukje Mitsotakis, qeveria SYRIZA-ANEL e ka të pamundur ta drejtojë vendin në rrugën e zhvillimit, prandaj një ndryshim politik është kusht i nevojshëm për daljen e vendit nga kriza.
Ndaje me miqte