0030 210 33 18 483

Mitsotakis: ND është alternativa për daljen e Greqisë nga kriza

13 Prill 2016

I sigurt se “Demokracia e Re është zgjidhja alternative që mund të nxjerrë Greqinë nga kriza”, është shprehur kryetari i partisë më të madhe opozitare, Kariakos Mitsotakis, duke theksuar se kurdo që të bëhen zgjedhjet, Demokracia e Re do t’i fitojë. Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CNN, Mitsotakis nënvizoi se qeveria Tsipras ka humbur besimin e popullit dhe shtoi se “Greqia ka nevojë për një qeveri që do të jetë në favor të borjes biznes, një qeveri që do të rikthejë në Greqi zhvillimin ekonomik”. Kryetari i Demokracisë së Re vuri në dukje nevojën e promovimit të reformave, duke bërë të qartë se ND do të avancojë menjëherë në këtë drejtim. “E dimë se çfarë duhet të bëjmë sot që të mbështesim biznesin. Në Greqi ka ende shanse për investime. Mirëpo Greqia nevojitet një qeveri e cila mundet t’i realizojë këto reforma, reformat e duhura”, deklaroi Mitsotakis, duke theksuar se zgjidhja në problemet e ekonomisë greke janë investimet dhe jo shtrëngesa. “Greqia ka nevojë për investime të huaja. Kjo është strategjia për të shkuar vendi përpara. Jo shtrëngesa. Mirëpo qeveria aktuale nuk mundet ta bëjë këtë”, tha shprehimisht Mitsotakis. Mitsotakis u shpreh edhe njëherë kundër politikës së rritjes së taksave, duke theksuar se aftësia taksapaguese e grekëve ka mbaruar, ndërsa vuri në dukje se Greqia nevojitet një sistem të qëndrueshëm tatimor. “Nuk ka më mundësi për taksa të tjera”, deklaroi kryetari i Demokracisë së Re. Tribuna

Ndaje me miqte