Mitsotakis: &ldquoTë largohet një sahat e më parë qeveria Tsipras&rdquo
25 Prill 2016
Kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për largimin e qeverisë së kryesuar nga Aleksis Tsipras. Duke folur në fundjavë, në kongresin e 10-të të partisë së tij, Mitsotakis tha se qeveria aktuale është “më e keqja që ka njohur vendi që nga vendosja e demokracisë”.
“U propozuam qytetarëve një kontratë të re të së vërtetës. Po krijiohet një lëvizje për të vërtetën, një lëvizje që po i sjell oksigjen Greqisë”, theksoi Mitsotakis.
“Hap pas hapi po fitojmë besimin e qytetarëve”, shtoi më tej, duke nëlnvizuar se qytetarët duhet të binden që të marrin pjesë në jetën publike.
Ne duhet të hartojmë planin tonë për rimëkëmbjen e atdheut, që do ta zbatojmë atëherë kur së shpejti do të marrim qeverisjen e vendit, tha kryetari i Demokracisë së Re.
Duke iu referua programit qeveritar që ishte prezantuar më herët nga nënkryetari i partisë, Kostis Haxhidakis, Mitsotakis tha se ato janë ide që nuk nevojiten para shtesë, përkundrazi sjellin më shumë para, ndërtojnë një rrjet solidariteti dhe e bëjnë Greqinë më të fuqishme.
“Mirëpo që të bëhen vepra të gjitha këto, duhet të largohet sa më shpejt qeveria SYRIZA-ANEL. Eshtë qeveria më e keqe e periudhës së demokracisë”, theksoi Mitsotakis duke e akuzuar qeverinë aktuale se ka diskredituar institucionet demokratike.
“Më pyesin nëse është e drejtë që kërkojmë zgjedhje tani. Përgjigjem se do të ishim të pafalshëm nëse nuk bënim gjithçka që të largohet (qeveria) një sahat e më parë. Ne bëmë gjithçka që ta mbajmë Greqinë në Europë. Mirëpo, mjaft më! Sepse kemi të bëjmë aventurierë!... Qeveria Tsipras është tashmë e krejtësisht e izoluar. N uk kërkojmë vetëm ne zgjedhje, por e gjithë opozita. Tashmë i kërkon edhe shumica e qytetarëve, sepse me saktësi matematike na shpien në qorrsokak dhe në katastrofë”, deklaroi kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.
Tribuna
Ndaje me miqte