Mitsotakis ndër politikanët me influencë në Europë
04 Maj 2016
Kyriakos Mitsotakis është ndër tre politikanët që do të kenë influencë thelbësore në zhvillimet politike në vendet e tyre, por edhe në Europë, sipas portalit prestigjoz Politico Europe.
Në shkrimin e analistit Dalibor Rohac vihet në dukje se askush “nuk duhet të nënvlerësojë influencën që mund të kenë politikanët e rinj dhe ambiciozë në Europë”, ndërsa theksohet se “teksa Europës në mënyrë të ngadalshme, por konstante po i mbarohen alternativat, tendenca do të jetë kah rilindja e një lidershipi dhe mendimi reformist”.
Sipas shkrimit, kjo ndodh në rastin e Mattheo Renzit (kryeministër) në Itali dhe Emmanuel Macron (ministër i financave) në Francë, që do të jetë edhe një nga pretendentët kryesorë për presidencën e vendit; por edhe të Kyriakos Mistotakisit në Greqi.
“Madje edhe në Greqi, që zakonisht konsiderohet si një rast i pashpresë, kur vjen fjala për reformat, partia e qendrës së djathtë Demokracia e re u prin sondazheve në avantazh ndaj SYRIZA-s së ekstremit të majtë. Lideri i ri, Kyriakos Mitsotakis, e kupton shumë mirë se problemet e Greqisë janë në masë të madhe të vetë-shkaktuara”, gjykon Rohac.
Dalibor Rohac i referohet një fjalimi të kryetarit të Demokracisë së Re, ku kishte theksuar se përplasje ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të masave të ashpra ishte artificiale dhe se problemi real ishte se vendi kishte falimentuar. Gjë që për analistin përbën vazhdimin logjik të një axhende reformiste dhe një bindje që karakterizon liderin e partisë më të madhe opozitare.
Pavarësisht faktit se reformat e zotit Mitsotakis në administratën publike që ai i filloi si ministër i reformimit administrativ u hodhën poshtë sapo SYRIZA erdhi në pushtet në janar 2015, Rohac thekson se Mitsotakis u përpoq realisht të përballojë hendekun që ekizston ndërmjet privilegjeve të administratës publike dhe shërbimeve që u ofrojnë qytetarëve grekë.
Gjithsesi, sipas analiastit të “Politico”-s, shembulli i zotit Mitsotakis dhe reformistëve të tjerë në Europë do të kishte pak rëndësi nëse nuk kemi dhe një kërkesë të shoqërisë për reforma të arsyeshme në favor të zhvillimit.
Tribuna
Ndaje me miqte