0030 210 33 18 483

Mitsotakis takim me Merkel më 13 shkurt

TRIBUNA 09 Shkurt 2017

Në selinë e Demokracisë së Re po bëhen përgatitje intensive për takimin që kryetari i partisë më të madhe opozitare, Kyriakos Mitsotakis, do të ketë me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Berlin, më 13 shkurt. Një ditë më vonë, Mitsotakis do të takohet dhe me ministrin e financave, Wolfgang Schauble, një javë para takimit tepër të rëndësishëm për Greqinë, të Eurogrupit. Sipas televizionit Skai, vizita e zotit Mitsotakis në Berlin bëhet në një kohë që Demokracia e Re e ka konsoliduar avantazhin në sondazhe dhe kur lideri i opozitës, në takimet me zyrtarët europianë thekson se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje, ngase ekziston alternativa e një qeverie që është e gatshme të zbatojë një program të ngjeshur reformash. Ndër të tjera, Mitsotakis do t’u prezantojë bashkëbiseduesve gjermanë projektin e opozitës për uljen e tatimeve që do të kompensohet nga reduktimi i shpenzimeve buxhetore dhe forcimin e rritjes ekonomike.

Ndaje me miqte