Mitsotakis i prezanton shefit të eurozonës planin ekonomik të ND
Tribuna
26 Shtator 2017
Zhvillimet aktuale në Greqi dhe në zonën e euros, si dhe reformat e nevojshme që duhet të bëhen në sektorin e drejtësisë dhe në arsim, u diskutuan gjatë takimit të kryetarit të Demokracisë së re me presidentin e Eurogrupit, Jeruen Dijsselbloem.
Sipas burimeve nga kjo parti që citohen nga mediat, Mitsotakis paraqiti vizionin e tij për Greqinë dhe grekët pas përfundimit të programit të shpëtimit, si dhe planin për daljen nga kriza që Mitsotakis e prezantoi më herët këtë muaj në panairin e Selanikut.
Mitsotakis tha se plani kombinon tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve tër eja të punës me uljen e taksave dhe kontributeve për siguracionet, krijimin e një shteti me performancë eficente dhe mbështetjen ndaj brezit të ri dhe shtresave më të dobta. Ai theksoi nevojën e zbatimit të reformave, pronësia e të cilave duhet t’u përkasi grekëve dhe jo të imponohen nga jashtë.
Ndaje me miqte