0030 210 33 18 483

Mitsotakis prezanton te Merkel programin e daljes nga kriza

14 Shkurt 2017

Kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, i ka përcjellë kancelares gjermane Angela Merkel, qëndrimin e partisë së tij se vendi i Greqisë është në bërthamën e fortë të euros. Zonja Merkel e ka pritur Mitsotakisin në zyrat e partisë së vet, CDU në Berlin, në një takim që ka zgjatur mbi një orë. Mitsotakis ka prezantuar programin e tij ekonomik që synon nxjerrjen e Greqisë nga kriza. Ata kanë shkëmbyer mendime për programin e reformave të ND në të gjitha fushat dhe posaçërisht në administratën publike, arsimin dhe drejtësinë. Paralelisht, Mitsotakis e ka njohur konacelaren gjermane me problemet që po ndeshet shoqëria greke, duke i mëshuar papunësisë dhe varfërisë, ndërsa ka theksuar nevojën e përshpejtimit të reformave. Pak para takimit Merkel-Mitsotakis, zëdhënësi e kacelarisë gjermane, Stefen Soibert deklaroi se Gjermnia mbetet e përkushtuar ndaj ecurisë së suksesshme të programit grek, si dhe në ruajtjen e trajtës së sotme të eurozonës.

Ndaje me miqte