Mitsotakis vlerëson se do të ketë zgjedhje të parakohshme
TRIBUNA
28 Janar 2017
Kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis ka parashikuar se në Greqi do të ketë zhvillime politike dhe madje shumë shpejt. Duke folur në konferencën e organizuar nga revista britanike The Economist, Mitsotakis deklaroi se zgjedhjet greke po afrojnë dhe se do të jenë zgjedhje të këndshme, pasi do t'i fitojë Demokracia e Re.
I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve, Mitsotakis u përgjigj: “Konsiderojmë se zgjedhjet janë të domossodhme, mirëpo ato do të bëhen vetëm nëse qeveria humb maxhorancën, apo merr vendim për zgjedhje zoti Tsipras. Në rastin e Greqisë, zgjedhjet nuk duhet të konsiderohen si faktor destabiliteti, sepse jo vetëm që do të fitojmë, por do të promovojmë axhendën tonë reformuese”.
Duke iu referuar ekonomisë, Mitsotakis tha se po të vazhdojnë kështu gjërat në ekonomi, Greqia brenda vitit 2017 do të kthehet aty ku gjendej dy vjet më parë. Eshtë dëmtuar shumë kredibiliteti i vendit. Kërkesat e kreditorëve janë vërtet të ekzagjeruara, mirëpo edhe ne si vend kemi humbur sa i përket besueshmërisë. Ka një program shumë konkret që përfundon në mesin e vitit 2018. Deri atëherë Greqia ka tri alternativa: Mund të marrë hua nga tregjet, mund të kjetë një program të katërt, apo, më katastrofalja, të mos ketë asnjerën prej këtyre të dyve”, tha Mitsotakis.
Ndaje me miqte