0030 210 33 18 483

Mund të jesh edhe ti shtetas grek me Natyralizim (Politografisi)

Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES 05 Tetor 2017

Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke. Ja si mund të merret nga të gjithë nënshtetësia Greke: - Nëse jeton 7 vjet ligjërisht në Greqi - Nëse jeton 3 vjet rresht në Greqi dhe ke ardhur nga një vend i Bashkimit Europian - Nëse je homogjen - Nëse je refugjat politik - Nëse ke buletin personi pa shtetësi - Nëse ke një fëmije i cili është shtetas Grek CILAT JANE KERKESAT FORMALE PER MARRJEN E SHTETESISE GREKE ME NATYRALIZIM? - Ju duhet të jeni në moshë madhore në kohën e deklarimit të natyralizimit. - Të mos jeni dënuar me burgim të parevokueshëm (përfundimtar), të paktën një vit në dekadën e fundit. - Të mos jetë në pritje një vendim deportimi (apelasi) kundër jush. -Të kemi titull qëndrimi të ligjshëm. Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES ju ofron dhe SEMINAR PER PERGATITJEN E INTERVISTES SE NATYRALIZIMIT Mund të drejtoheni tek zyra jonë për disa seminare para datës së provimit që të ndiheni më të sigurtë. SEPSE- Intervista për marrjen e shtetësisë është një proces që vështirëson njerëzit të fitojne cilësinë e qytetarit Grek ndërkohë që përmbushin të gjitha kriteret e tjera. POR- Mund të fillojmë të lexojmë sëbashku librin përkatës, me ndihmën e kolegëve tanë ose tek zyrat tona, ose në një ambient tjetër që ju do dëshironi. Mësimet mund të kryen dhe nëpërmjet Skype- it; pyetjet mund të realizohen dhe nëpërmjet thirrjeve nga telefoni, nga messenger ose viberi. ME QELLIMIN- E përgatitjes tuaj të shkëlqyer për suksesin në provime dhe për të qenë gati për t’u përballur me të gjitha pyetjet e mundshme. Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES Ju përgatit siç duhet për të marrë edhe ju letënjoftimin Grek. Me pyetje që krijojnë dhe rinovohen vazhdimisht nga avokatë me përvojë në fushën e intervistave për marrjen e nënshtetësisë, ne ju përgatisim për suksesin. ME FARE LIDHEN PYETJET? Pyetjet në përgjithësi janë të lidhura me jetën tuaj, punën tuaj, vendin tuaj të origjinës. Eshtë një intervistë për personalitetin tuaj. Pyetjet që do t’ju bëhen në vazhdim kanë lidhje me historinë e Greqisë, gjeografinë, kulturën, jetën politike në vendin ku banoni dhe mbi çështjet aktuale të jetës së përditshme që preokupojnë shoqërinë greke. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte