Muzalas: &ldquoNuk ndihmojnë&rdquo deklaratat e ministrit të brendshëm gjerman
Tribuna
06 Shtator 2016
“Jashtë vendi dhe jashtë kohe”, që “nuk ndihmojnë” dhe “u bënë për konsum të brendshëm”, ka komentuar ministri grek i emigracionit, Janis Muzalas, deklaratat e ministrit të brendshëm gjerman, Thomas de Mezier.
Ky i fundit, duke folur për çështjen e refugjatëve, tha se kush nuk merr azil në Europë duhet të kthehet sërish në Greqi. “Bëmë shumë në Europë për për përmirësuar situatën në Greqi. Kjo duhet të ketë konsekuenca dhe të mundësojë dërgimin mbrapa në Grequ të refugjatëve, sipas marrëveshjes së Dublinit”, i deklaroi de Mezier gazetës gjermane Die Welt.
“Eshtë e qartë se deklarata të tilla nuk ndihmojnë”, komentoi Muzalas.
Pasi iu referua rolit “shumë pozitiv” që kanë luajtur deri tani gjermania dhe kancelarja Merkel në çështjen e refugjatëve, Muzalas vlerësoi se deklaratat e ministrit të brendshëm gjerman, “u bënë për konsum të brendshëm, për shkak të situatës zgjedhore në Gjermani”.
“Kishte një marrëveshje europiane prej kohësh, kur flukset e refugjatëve ishin 5.000 - 10.000 në vit, që kur një emigrant i parregullt arrestohej në një vend europian, ai kthehej në vendin prej nga kishte hyrë së pari në territorin e BE-së. Vendet pritëse kryesisht janë Greqia dhe Italia. Kjo marrëveshje mund të vlente kur fluksi ishte i kufizuar, por tani, kur fluksi është 850.000 në vit, nuk ka kuptim”, tha Muzalas duke folur për radion “Praktorio FM”.
Dhe vazhdoi: “Komisioni Europian dhe Këshilli Europian vendosën krijimin e një komisioni që do të studiojë një mënyrë të re, që do të ketë brenda edhe nocionin e shpërndarjes së refugjatëve. Domethënë, mund të hysh në Greqi, por pak më vonë të shkosh e të kërkosh azil në një vend tjetër. Ky komision do t’i oprezantojë konkluzionet në dhjetor apo janar 2017. Deklaratat e z.de Mezier dhe të Komisionit ishin jashtë vendit dhe kohës, për diçka që historia e ka varrosur. Dhe kur gjërat i varros historia, nuk mund t’i vesh në kornizë”.
Ndaje me miqte