ND: &ldquoTsipras di vetëm të shpërndajë mjerim dhe varfëri&rdquo
11 Shtator 2016
“Pas populizmit, iluzioneve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të mëparshme, sot erdhën edhe fishekzjarret e një modernizimi kallp”, nënvizon partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re (ND), në një reagim për fjalimin e kryeministrit në Panairin e Selanikut.
“Zoti Tsipras, një populist i papenduar, kurrë nuk u besoi reformave dhe kurrë nuk do të mundë t’i zbatojë. E vetmja politikë që ai di, është ajo që rishpërndan mjerim dhe varfëri për të gjithë”, vazhdon deklarata e opozitës, duke nënvizuar se në fjalimin e tij kryeministri harroi shtresën e mesme dhe punonjësit.
ND i referohet gjithashtu “shtrëngatës së taksave” që i shpërbën pensionistët, të papunët, profesionistë e lirë, fermerët.
“Përndryshe, si do të mund t’u thoshte diçka? Janë pikërisht ata të cilëve u tha gë njeshtrat më të mëdha, më provokuese. Nga populist nuk bëhesh i moderuar brenda një nate”, vazhdon më tej Demokracia e Re, duke shtuar që “kur edhe fishekzjarret e sotme të shuhen, e zeza do të rikthehet në vendin tonë dhe jetët e grekëve”.
Partia më e madhe e opozitës përfundon duke thënë se ekziston një alternativë e besueshme, ajo që do të dëgjohet po nga Selaniku fundjavën e ardhshme. “Kontrata e të vërtetës dhe oferta e shpresës e Kyriakos Mitsotakis-it dhe e Demokracisë së Re”.
Ndaje me miqte