ND për negociatat: &ldquoQeveria tenton sërish të gënjejë popullin&rdquo
TRIBUNA
21 Shkurt 2017
Pas përfundimit të takimit të Eurogrupit, partia më e madhe opozitare Demokracia e Re, akuzon qeverinë se po “tenton sërish të gënjejë popullin grek”.
“Përsëri qeveria po tenton të gënjejë popullin grek. Një tjetër datë kaloi pa arritjen e marrëveshjes. Dhe madje duke e shtyrë në një kohë të pacaktuar arritjen e kësaj marrëveshjeje. Të gjitha shtyhen në të ardhmen”, vihet në dukje në një deklaratë për shtyp të Demokracisë së Re (ND).
ND thekson se negociatat me kreditorët do të duhej të ishin mbyllur që një vit më parë dhe vë në dukje se “sot qeveria po feston për kthimin e institucioneve të [kreditorëve]. Dhe kjo ndërsa ekonomia po fundoset”.
ND thotë gjithashtu se rikthimi i “Kuartetit” po shoqërohet nga detyrime shtesë, masa të dhimbshme dhe humbje të reja për qeverinë në negociatat.
“Me pak fjalë, kostoja e vonesave dhe e paaftësisë së qeverisë SYRIZA-ANEL, është shumë e rëndë për qytetarët”, përfundon ND.
Ndaje me miqte