0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta aktivisti i shquar i emigracionit Met Metani

Arqile GJATA 23 Gusht 2017

Një lajm përjetësisht i pabesueshëm dhe i pa dëshirueshëm ka goditur mbarë emigracionin në Athinë, në veçanti familjen e mikut dhe vëllait tonë të dashur Met Metani (Vishani), por dhe ne shokët dhe miqtë e Shoqatës atdhetare “Vëllazërimi. Më datën 21 Gusht u nda papritmas nga jeta Met Metani. Shoqata “Vëllazërimi” humbi njeriun misionar, që aq shumë i dha aq shumë emigracionit. Familja humbi njeriun më të shtrenjtë, burrin dinjitoz të përkushtuar, njeriun e punës për ta bërë të lumtur familjen e tij. Por dhe ne, shokë e miq, sidomos Shoqatës “Vëllazërimi” do i mungoj Njeriu i vlerave, emigranti model dhe ish drejtuesi i Shoqatës tonë për shumë vite, Met Metani! Jam dëshmitar i kontributit dhe vlerave që i takon Met Metanit si drejtues i Shoqatës “Vëllazërimi”, për përkushtimin dhe atdhedashurinë e tij... I dashur vëllai ynë Met Metani... Bashkë dhe me shokët bëmë punë shumë të mira. Ti përherë u tregove një drejtues i mirëkuptimit dhe i mendimit bashkëkohor. Modestia juaj ishte virtyti i një drejtuesi që punoje me të gjithë shokët. Sonte, jemi mbledhur tju përciellim me shumë dashuri dhe mirënjohje për në përjetësi. Ti do jetosh, je Njeriu që bëre histori në emigracion. Sëbashku me atdhetarët e tu krijove Shoqatën krahinore “BERATI”; ata janë sonte këtu me shpirt dhe zemër të pikëlluar për ikjen tënde kaq shpejt nga kjo jetë. I dashur Meti! Jeta juaj në emigracion ishte e gjallë, dinamike.Keni punuar dhe drejtuar, nëpër veprimtari të shumta, si demonstrime, aktivitete të ndryshme.Keni pritur përfaqësues të shtetit Shqiptar, keni kënduar dhe vallzuar mes mqëve...Janë me qindra kujtime që do na i mbajnë gjall emrin dhe personalitetin tënd... Organizuam katër Festivale të Fjalës Artistike, festuam 10-vjetorin e Shoqatës “Vëllazërimi”, sidomos për herë të parë ne çelëm Fotoekspozitën nga jeta dhe puna e Shoqatës “Vëllazërimi”...por, përsëri ti do na mungosh, i dashur Meti! E dashur Familja e Met Metani, ju motër e dashur Natasha, bashkëshortja e Met Metanit! Për ju kjo ditë është një ngjarje e kobshme, e ikjes nga kjo jetë e babait të dy fëmijëve... Por ju do gjeni forca ta përballoni, pasi Meti, vëllai ynë rron dhe do të jetojë në kujtesën e emigracionit dhe në shpirtin e shokëve dhe miqve të tij të shumtë. U prehsh në paqe, vëllai ynë... Sot përulemi pran teje! Nuk e besonim absolutisht se do ndaheshim kaq shpejt bashkë... Unë dhe familja ime do ju kujtojmë me mall dhe dashuri! Lamtumirë Meti, lamtumirë vëllai ynë i dashur Met Metani! Në emër të Shoqatës “Vëllazërimi” Arqile Gjata

Ndaje me miqte