Ndahet nga jeta deputeti i LSIsë Gjovalin Kadeli
26 Maj 2017
Eshtë ndarë sot nga jeta deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gjovalin Kadeli pas një sëmundjeje të rëndë.
Dy muaj më parë, Deputeti i Lezhës, u dërguar jashtë vendit për një mjekim më të specializuar pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pas lajmit për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit, mesazhe ngushëllimi, kujtime e foto me Gjovalin Kadelin janë shpërndarë nga politikanë.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli. “Gjovalin Kadeli do të mbetet përgjithmonë një mik i dashur dhe i shtrenjtë për të gjithë ne”, shprehet Meta.
Deputeti Gjovalin Kadeli, 53 vjeç, u nda nga jeta në një spital në Itali, ku ishte shtruar prej mëse dy muajsh.
Kadeli u bë anëtar i Partisë Socialiste në vitin 1991. Gjatë viteve 2000-2005 ka qenë anëtar i Kryesisë së PS-së në Lezhë, e më pas kandidat për deputet dhe kryetar i Partisë Socialiste në qytetin e Lezhës.
Në legjislaturën 2009-2013, Kadeli ishte deputet i PS-së, ndërsa në 2013-ën do ti bashkohej PD në listat pë kandidat. Më pas, Gjovalin Kadeli kaloi me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ai ishte i dyti në qarkun e Lezhës në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndaje me miqte