0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta ndërtuesi i hidrocentraleve Akademiku Farudin Hoxha

Tribuna 12 Shtator 2017

Akademiku dhe projektuesi i shumë veprave madhështore hidroenergjitike në Shqipëri, profesor Farudin Hoxha ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Akademik Farudin Hoxha njihet si projektuesi i një sërësh veprash të mëdha si hidrocentrali i Fierzës, Hidrocentrali i Banjës, i Bistricës, Bogovës, rezervuarit të Bovillës etj. Akademiku me profesion inxhinier hidroteknik ka qenë edhe ish-ministri i Ndërtimit. I lindur më 20 janar 1935, ai vuante prej disa kohësh nga probleme shëndetësore. Githashtu, akademiku Hoxha ka dhënë kontributin kryesor në ideimin e rregullimin të regjimit të ujerave të liqenit të Shkodrës, Drinit dhe lumit Buna. Hoxha, i kreu studimet e larta për inxhinieri në Universitetin e Budapestit, në universitetin e Sofjes, ndërsa studimet pasuniversitare mbi mekanikën e tokës dhe ndërtimin e digave të mëdha i ka kryer në vitet 1982-1988. Pas viteve 90, akademik Hoxha ka kryer funksionin e nënkryetarit dhe sekretarit shkencor të Akademisë së Shkencave. Sektori elektroenergjetik humbi njeriun që me veprat e tij nuk do të harrohet asnjëherë.

Ndaje me miqte