Ndarja e mandateve në zgjedhjet parlamentare shqiptare që nga 1991
ATSH
08 Qershor 2017
Ndarja e mandateve të Kuvendit në tetë proceset zgjedhorë në Shqipëri, që nga viti 1991 paraqitet si më poshtë vijon:
- Në zgjedhjet e 31 marsit 1991 shpallet fituese Partia e Punës, (ish-Partia Komuniste), që zyrtarisht fitoi 56% vota kombëtare dhe 67.6% të vendeve në parlament. Partia Demokratike fitoi 38.7% vota kombëtare, por vetëm 30% vende në parlamentin prej 250 anëtarësh
- 22 mars 1992 Partia Demokratike fitoi 62% të votave dhe 65% mandate parlamentare, ndërsa Partia Socialiste mori 25 të votave ndërsa mandate 27%
- 26 maj 1996 shpallet fituese Partia Demokratike me 55% të votave të fituara, e kthyer në 87% të vendeve në parlament, ndërsa Partia Socialiste, me 20.4% të votave të fituara mori vetëm 7% të vendeve në parlament
- 29 qershor 1997 zhvillohen zgjedhje të parakohshme, ku shpallet fituese Partia Socialiste me 53% të votave, ose 65% të vendeve në parlament; PD fitoi 25% të votës kombëtare ose 17% të vendeve në parlament; PSD me 2.6% të votave ose 5.8% të vendeve në parlament
- 24 qershor 2001 zgjedhjet fitohen nga Partia Socialiste, e cila mori 41.98% të votave; Partia Demokratike 37.07% të votave; Partia Demokrate 5.11%; Partia Socialdemokrate 2.40% të votave; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 2.40 %; Partia Aleanca Demokratike 2.37 %; Partia Agrare 2.26 %
- 3 korrik 2005 shpallet fituese Partia Demokratike që fitoi 55 mandate në Kuvend; e pasuar nga Partia Socialiste me 42 mandate; Partia Republikane me 11 mandate; Partia Socialdemokrate 7 mandate; Lëvizja Socialiste për Integrim 5 mandate; Partia Demokrate 4 mandate; etj
- 28 qershor 2009 shpallet fituese Partia Demokratike që fitoi 68 mandate në Kuvend; Partia Socialiste 65 mandate; “Lëvizja Socialiste për Integrim” 4 mandate; Partia Republikane 1 mandat; Partia “Për Drejtësi dhe Integrim” 1 mandat; Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 1 mandat
- 23 qershor 2013 shpallet fituese Partia Socialiste që siguroi 65 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 46 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim me 16 mandate, Partia Republikane me 5 mandate, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 4 mandate dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Kristian Demokrate, Partia Demokristiane dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me nga 1 mandat.
Ndaje me miqte