0030 210 33 18 483

Ndeshjet e trukuara: Marinakis ndiqet penalisht &ldquodorëzon çelësat&rdquo e Olimpiakosit

Tribuna 09 Nentor 2017

Kryetari i bashkisë së Pireut, Janis Moralis do të jetë presidenti i ri i Olimpiakosit, pas vendimit të bosit absolut, Vangjelis Marinakis, që të tërhiqet nga posti deri sa të përfundojë procesi gjyqësor për ndeshjet e trukuara. Marinakis përfshihet në listën me 27 persona të tjerë -që të gjithë nga fusha e futbollit-, që akuzohen për veprën penale të ndryshimit të rezultatit apo siç njihet në gjuhën popullore “trukime ndeshjesh”. Në vendimin e këshillit gjyqësor gjyqësor janë hequr disa prej akuzave që rëndonin Marinakisin. Në fakt, procesi për ndeshjet e trukuara është një çështje e bujshme, hetimet për të cilën kanë zgjatur me vite. “Derisa të fitoj të drejtën time” Sapo u shpall vendimi i këshillit gjyqësor, Marinakis doli me një deklaratë për shtyp, ku propozon që në postin e presidentit të vendoset përkohësisht kryetari i bashkisë së Pireut dhe deri dje nënpresident i Olimpakosit, Janis Moralis. Marinakis thekson se procesi gjyqësor do të vërtetojë pafajësinë e tij edhe për akuzat e tjera, ndërsa nënvizon se propozon zotin Moralis “deri në fund të këtij procesi këto pak muaj që kanë mbetur deri në dhënien e drejtësisë time të plotë”. Një deklaratë për shtyp publikoi edhe Janis Moralis, ku ndër të tjera thekson: “Si kryebashkiak i Pireut marr përgjegjësinë historike që më takon kundrejt klubit dhe milionave të tifozëve, për të mbështetur funksionimin eficent të skuadrës tonë derisa të marrë pafajësinë lideri historik i Olimpiakosit, z. Vangelis Marinakis. Të gjithë ne Olimpikasit janë prezentë dhe të bashkuar si një grusht përballë goditjes që po bëhet ekipit tonë”.

Ndaje me miqte