0030 210 33 18 483

Ndryshon ligji për investimet e huaja më shumë garanci në çështjet e pronësisë

ATSH 16 Mars 2017

Ligji për investimet e huaja pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve, me qëllim ofrimin e më tepër garancive dhe sigurive juridike investitorëve të huaj, veçanërisht për sa i përket ofrimit të garancive për çështjet e pronësisë dhe garantimit të titujve të pronësisë përballë palëve të treta. “Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor lidhur me investimet e huaja dhe garantimin e tyre në një nivel më të lartë”, thuhet në relacionin e projektligjit i cili është publikuar në faqen zyrtare të minsitrisë së Financave për konsultim. Kjo pasi çështjet e pronësisë apo pasiguria juridike, thuhet në relacion, ndikojnë negativisht në investimet aktuale apo në investimet e pritshme. Sipas ministrisë së Ekonomisë, investitorët vuajnë pasojat e kësaj situate për shkak të pasigurive juridike që paraqesin titujt e pronësisë dhe nevojës për garanci shtesë, ndërsa nga ana tjetër kjo situate rendon mbi ekonominë vendase. Rrjedhimisht kjo nismë synon t’i mundësojë investitorëve strategjike dhënien e garancive shtese nga shteti, nëpërmjet mbrojtjes së posaçme shtetërorë për ato situata që shfaqin pasiguri juridikë për këta investitorë. Në këtë mënyrë është e mundur të shtohet niveli i besueshmërisë si dhe konsolidohet klima e biznesit në vend, çka mund të përkthehet me një shtim te investimeve ne nivel afat shkurtër. Një pjesë e investimeve të huaja të parashikuara për t’u realizuar në vendin tonë, disa herë janë shtyrë në kohë apo në raste të tjera nuk janë realizuar për shkak se ato janë përballur me një situatë pasigurie juridike, e cila ka efekte negative si për shtetin dhe investitorët. Kjo situate vërehet shpesh ne lidhje me çështjet e pronësisë dhe pasigurinë qe sjellin për investimet paqartësitë e titujve te pronësisë. “Pasiguria juridike e titujve te pronësisë është shtuar edhe me shume nisur edhe nga gjendja e sistemit gjyqësor shqiptar. Për t’ju përgjigjur kësaj problematike Kuvendi i Shqipërisë ne vitin 2010 miratoi disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7764, date 02.11.1993, me qellim dhënien e një mbrojtjeje të posaçme për investitorët e huaj. Konkretisht përfshirja e mekanizmit te mbrojtjes së posaçme shtetërore në vitin 2010 synonte mbrojtjen e investimeve të huaja në rastet kur, për shkak të konflikteve gjyqësore me pale të treta private pengohej realizimi i investimit. Kjo mbrojtje parashikonte zëvendësimin me të drejta të plota te investitorët e huaj nga ana e shtetit shqiptar në një konflikt me pale të treta. Sidoqoftë një nga kufizimet e këtij ligji është se kjo mbrojtje e posaçme shtetërore ishte e kufizuar në kohë deri në fund të vitit 2014. Për këtë qellim, veçanërisht për garantimin e titujve te pronësisë mbi te cilat këto investitorë kane kryer investime është e nevojshme ofrimi i garancive dhe mbrojtjeve te përshtatshme, me anën e mbrojtjes se posaçme shtetërore”, thuhet në relacionin e p/ligjit. Pas përfundimit të procesit të konsultimeve, p/ligji do të shkojë në qeveri për miratim.

Ndaje me miqte