0030 210 33 18 483

Në Greqinë e krizës punon pak dhe një zot e di se kur paguhesh...

25 Mars 2016

Orar i reduktuar, pagë e reduktuar dhe pension në rastin më të mirë 500 euro: ky është realiteti dhe perspektiva për brezin e ri që hyn në tregun e punës në Greqinë e krizës. Trajtat elastike të punësimit që po dominojnë këto vitet e fundit në Greqi kanë si rezultat që kush nuk është i krejt i papunë, të punojë fare pak: orari i punës është përgjysmuar, ashtu sikurse dhe pagesa, vë në dukje gazeta greke, Ta Nea. Janë me mijëra njerëzit që punojnë me kokën ulur, të papaguar prej shumë muajsh dhe që nuk guxojnë të protestojnë, pasi kanë frikë mos e humbasin edhe atë pak punë. Të dhënat që ka publikuar ditët e fundit Instituti i Punës (INE-GSEE)i Konfederatës Sindikale Greke, janë tepër domethënëse: Në sektorin privat, një ndër dy të punësuarit merr pagë të pastër nën 800 euro (14,5% deri 499 euro, 22% ndërmjet 500-699 euro, 13,5% ndërmjet 700-800 euro). 18,6% paguhet me 800-1000 euro, ndërsa 15,7% paguhet me mbi 1.000 euro. Dhe vetëm një 5,9% merr më shumë se 1.300 euro. Rreth 1,2 milionë punonjës paguhen me një vonesë nga 3 deri 12 muaj, ndërsa ka filluar të përhapet edhe mëmnyra e pagesës në mall. Rreth gjysmë milion njerëz punojnë vetëm 4 orë në ditë, me paga shumë të ulëta. Ndërsa 1,5 deri në 2 milionë detyrohen të punojnë dhe të paguhen në të zezë, gjë që ka një impakt tepër negativ në sigurimet shoqërore të tyre dhe rrjedhimisht në vlerën e pensionit (atëherë kur do të mundin të marrin pension!...) Tribuna

Ndaje me miqte