Në Sallonin e Parisit ekspozohen veturat më të bukura të kinemasë
09 Tetor 2016
Përveç shumë risive, nga konceptet tek veturat supersportive, për të apasionuarit e makinave ka një arsye më shumë për të vizituar Sallonin e Parisit, që është i hapur deri më 16 tetor, ku janë shfaqur rreth 50 nga veturat më të famshme të kinematografisë.
Shaqja me moton “Moteur! L’automobile fait son cinéma” (Motor! Vetura bën kinemanë e saj) zë rreth 5000 metra katrorë në këtë super ekspozitë pariziane ku shfaqen vetura si Breshka Herbie apo veturat e 007, ato të sagës Fast&Furious apo i famshimi Jaguar XK8 i Austin Powers.
Në këtë ekspozitë një vëmendje e veçantë i është dedikuar markës Citroen protagoniste e disa filmave të famshëm si “Pantera Rozë” apo “Fantomas”.
Nuk kishte si mos të mungonin veturat e agjentëve sekretë apo detektivëve, normalisht të kryesuara nga Aston Martin DBS dhe BD10 të James Bond. Mes këtyre modeleve gjejmë edhe Citroen-in origjinal 2CV të përdorur në vitin 1981 në filmin “For Your Eyes Only” (Vetëm për sytë e tu). Por një vëmendje të veçantë meriton edhe Peugeot 403 Cabriolet e të famshmit Colombo dhe Citroen DS Pallas e vitit 1973 në serialin “The Mentalist”.
Mes veturave të sektorit të komedisë tërheqin vëmendje Mini 1000 e Mr Bean. Në sektorin e filmave emocionues në sye bie Alfa Romeo Duetto që ngitet nga Dustin Hoffman në filmin “The Graduate”. Ndërsa në atë të fantashkencës meritojnë të përmenden Audi R8 i “Final Fantasy XV”, Chevrolet Camaro SS tek “Transformers” dhe De Lorean DMC-12 në “Back to the Future Part II”.
Për të apasionuarit e të madhit Woody Allen, vlejnë të përmenden Peugeot 184 në “Midnight in Paris”. E gjitha për t’u dashuruar është Plymouth Fury e vitit 1957 protagoniste në “Christine”. Ndërsa citimin e fundit e meriton e mrekullueshmja Lancia Aurelia B24S në filmin “Il Sorpasso” të Dino Risi.
Ndaje me miqte