0030 210 33 18 483

Në pranga 6 shqiptarë dhe një grek akuzohen për vrasje dhe për grabitje me armë

02 Prill 2016

Policia greke ka njoftuar asgjesimin e një grupi kriminal që sillet të ketë kryer vrasje dhe grabitje me armë. Në zona të ndryshme të Atikës janë arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë, mes të cilëve një femër e moshës 28 vjeç, si dhe një grek 43 vjeçar. Mosha e shtetasve shqiptarë të arrestuar është nga 28 deri 43 vjeç. Si pjesëmarrës në të njëjtin grup është identifikuar edhe një shtetas tjetër shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në burg i dënuar për grabitje. Kundër të arrestuarve është hartuar dosja penale për akuzat e krijimit dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale, vrasje me paramendim, grabitje, zjarrvënie, si dhe shkelje të ligjit për narkotikët. Siç rezultoi nga hetimet, ata e kishin krijuar grupin e tyre para thuajse dy vjetësh dhe grabitnin banesa e vidhnin makina në zona të ndryshme të Atikës. Me armë në duar, me fytyra të maskuara, ata mëysnin në banesa dhe nga viktimat merrnin para dhe bizhuteri të shtrenjta. Sipas policia, ishin jashtëzakonisht të dhunshëm dhe nuk ngurronin as t’i vrisnin viktimat e tyre. Nga ana tjetër ishin shumë të kujdesshëm dhe për kominikimin midis tyre përdornin telefona ma kartë që i mbanin vetëm pak ditë dhe pastaj i ndërronin. Policia thotë se nga hetimet e deritanishme janë verifikuar dy vrasje: Ajo e një 53 vjeçari dhe grabitja e banesës në Elefsina, më 12.03.2015 dhe vrasja me shkak grabotjen e një 75 vjeçareje në Aspropirgo, më 06.10.2015. Gjithashtu janë verifikuar katër grabitje (tre prej të cilave në Aspropirgo dhe një në Spata) si dhe djegia e një automjeti në Glika Nera. Policia po vazhdon investigimet, pasi vlerësohet se grupi ka kryer një sërë grabitjesh dhe veprash të tjera penale. Në posedim të të arrestuarve si dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë, një revolver, një pushkë gjysmëautomatike, 75 fishekë, një shumë parash prej 2.000 euro, një numër i madh telefonash celularë dhe kartash SIM, si dhe shumë bizhuteri e sahate, vegla që përdoren gjatë grabitjeve e një sasi e vogël lëndësh narkotike. Tribuna

Ndaje me miqte