0030 210 33 18 483

Nga 1 janari qeset plastike paguhen

Tribuna 03 Janar 2018

Që nga 1 janari 2018, gjithë konsumatorët që do të marrin qese plastike do t’i paguajnë ato, pasi Greqia tashmë u është nënshtruar udhëzimeve përkatëse të Bashkimit Europian. Fillimisht, për çdo qese do të paguhet 3 cent dhe bashkë me TVSH-në (fpa), çmimi do të shkojë rreth 4 cent. Nga 1 janari 2019, çmimi do të rritet dhe do të bëhet 9 cent për qese. Një pjesë e kësaj shume do të kalojë në buxhetin e shtetit si taksë për mjedisin. Tani për tani, taksa e mjedisit nuk do të paguhet në kioskat (periptero) dhe tregjet fshatare (laiki). Sipas të dhënave të Entit Grek të Riciklimit, në Greqi përdoren çdo vit 4,3 miliardë qese plastike; 2 miliardë shishe plastike dhe 300 milionë gota plastike të kafesë. Vetëm gjatë vitit 2015 në Greqi konsumimi i ambalazheve plastike ishte midis 242 dhe 363 copë për person. Për të frenuar këtë konsumim të madh me pasoja vdekjeprurëse për mjedisin, Bashkimi Europian vendosi para tre vjetësh që konsumimi i qeseve plastike për person të jetë 90 copë deri në 2019 dhe në 40 copë në fund të vitit 2025.

Ndaje me miqte