0030 210 33 18 483

Nis rikthimi i targave që iu ishin marrë qytetarëve

TRIBUNA 21 Dhjetor 2016

Duke filluar nga data 21 dhjetor, bashkia e Athinës do t’u kthejë targat e makinave gjithë qytetarëve që u ishin marrë si rezultat i masave administrative, nga policia bashkiake. Të interesuarit duhet të paraqiten në zyrat e policisë bashkiake, pasi më parë të kenë paguar gjobën që iu ishte vënë. Orari, nga 9 paradite deri 14,00. Vetëm të premten, orari do të jetë nga 09,00 - 13,30. Për ta marrë sërish targën e makinës, qytetarët duhet të kenë me vete -veç faturës së pagesës së gjobës-, lejen e qarkullimit dhe letër njoftimin. Ndërsa në rast se tragat shkon t’i marrë një person i tretë, prokurën përkatëse nga poseduesi i mjetit. Ashtu si ngaherë, ky “privilegj” në thonjëza, bëhet me rastin e festave të fundvitit, në mënyrë që qytetarët të mos kenë kufizime në kremtimet e tyre.

Ndaje me miqte