0030 210 33 18 483

Nis zbatimi i Vettingut. Kuvendi miraton me 100 vota anëtarët e institucioneve të rivlerësimit

Tribuna 17 Qershor 2017

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të shtunën me 100 vota pro, 2 vota kundër dhe 5 abstenime anëtaret e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, i thirrur për ngritjen e tre organeve të vettingut, deputetët, përmes votimit të fshehtë elektronik, miratuan në bllok listën me 27 anëtarët e tre institucioneve: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë. Ndërsa, me votim të fshehtë elektronik, deputetët miratuan në bllok listën me 27 anëtarë të tre institucioneve: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë. Lista përfundimtare e komisionerëve, gjyqtarëve dhe komisionerëve publikë të zgjedhur është si më poshtë: Komisionerë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit Etleda ?iftja Firdes Shuli Genta Tafa (Bungo) Xhensila Pine Brunilda Bekteshi (Vasha) Roland Ilia Suela Zhegu Valbona Sanxhaktari Pamela Qirko Alma Faskaj (Vokopola) Lulzim Hamitaj Olsi Komici Vojo Malo Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit Pal Shkambi Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari Natasha Mulaj Sokol ?omo Ina Rama Luan Daci Albana Shtylla Rezarta Schuetz Mimoza Tasi Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Etleva Paplekaj Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Komisionerë publikë Herald Saraçi Florian Ballhysa Dariel Sina Zëvendësues për pozicionin Komisioner Publik Aldona Sylaj Zëvendësues për pozicionin Komisioner Publik. 12 komisionerët do të vlerësojnë gjyqtarët e prokurorët që duan të jenë pjesë e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri. Në rast kur kandidatët gjyqtarë ose prokurorë rrëzohen ose refuzohen nga Komisioni i Kualifikimit, atëherë ata kanë të drejtë t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit i përbërë me 6 anëtarë. Të vetmit që votuan kundër kësaj liste ishin dy deputetët e Partisë Demokratike, të lënë jashtë listës së kandidatëve në këto zgjedhje, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Të pranishëm në seancën e pasdites ishin dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe përfaqësues të misionit EURALIUS, të angazhuar maksimalisht për reformën në drejtësi.

Ndaje me miqte