Njësia antiterror ka filluar hetimet, pas një publikimi në internet se produkte të njohura ushqimore do të helmohen, para se të vendosen në supermerkatat. Lajmi për fillimin e hetimeve është njoftuar zyrtarisht nga ministria greke e rendit, që shton se janë vënë në dijeni edhe kompanitë që përmendeshin në atë publikim. Publikimi në internet shoqërohej nga fotografi me produkte ushqimore, gjatë procesit që po u injektonin klorin dhe acid klorhidrik. Autorët theksonin se produktet e helmuara do të vendoseshin në raftete e supermerkatave brenda dy javësh. Në të njëjtën kohë, kompanitë Coca Cola, Nestle dhe Unilever, njoftuan se kanë tërhequr nga gjithë pikat e shitjes në Atikë, një numër produktesh. Ato janë: Hellmann’s Caesar Salad Dressing (shishe plastike 235 ml) Pumaro (salca, në ambalazhim kartoni 500 dhe 520 gr) Nestea Ice Tea Pjeshkë (500 ml shishe plastike, 4 x 500 shishe plastike) Nestea Ice Tea Limon (500 ml shishe plastike, 4 x 500 shishe plastike) Coca-Cola Light (500 ml shishe plastike, 4 x 500 shishe plastike).