0030 210 33 18 483

Njihuni me legjislacionin: E drejta Familjare

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 13 Dhjetor 2016

Firma e avokatisë “DEDES & ASSOCIATES” merr përsipër edhe trajton çështje të së drejtës familjare në gjithë Greqinë. Parime bazë për ne janë konspiracioni dhe mbrojtja e të dhënave personale të klientëve tanë dhe pikësynimi bazë është përmbarimi i suksesshëm i çështjeve tona. Ekipi ynë juridik specializohet në çështje divorci (konsensusi ose kontestimi), pensioni ushqimor ndaj bashkëshortit dhe fëmijve, përkujdesjes-kujdestarisë prindërore, atësisë, birëzimit, mbrojtjes ligjore, dhunës brenda familjes, kontratave të bashkëjetesës dhe në mënyrë indikative kryejmë veprimet gjyqësore të mëposhtme: Përpilim dhe depozitim padish për pension ushqimor & kujdestarinë e fëmijve të mitur. Masa protektive - Akordim i pensionit ushqimor. Kërkesë divorci me konsensus. Masa mbrojtëse; Kërkesë pezullimi të bashkëjetesës martesore dhe rregullim të strehës familjare. Propozime - Suspendim (pezullim) të atësisë. Kontratë bashkëjetese. 1. Si mund të kuptohet e drejta familjare? E drejta familjare mund të kuptohet në dy aspekte: a) si pjesë përbërëse e sistemit juridik, dhe b) si disiplinë shkencore. E drejta familjare si pjesë përbërëse e sistemit juridik përfshin tërësinë e normave juridike, që rregullojnë familjen dhe martesën, si dhe marrëdhëniet që lindin nga to. E drejta familjare si disiplinë shkencore përfshin tërësinë e studimeve që i referohen rregullimit juridik të familjes dhe martesës, si dhe marrëdhëniet që lindin nga to. 2. Cili është objekti i së drejtës familjare? Janë familja, martesa dhe marrëdhëniet që lindin nga ato. Po ashtu, e drejta familjarerregullon e studion edhe institucionet dhe marrëdhëniet e tjera që lindin nga familja dhe martesa ose që kanë lidhje të ngushta me to, siç janë: marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, midis personave në gjini, adoptimi dhe kujdestaria 3. ’ është familja? Familja është institucion qendror në të drejtën familjare. Familjes mund t’i përqasemi nga aspekte të ndryshme, p.sh., nga aspekti juridik, sociologjik, psikologjik, etj. Nga aspekti juridik familja zakonisht përkufizohet si grup themelor shoqëror i njerëzve të lidhur me martesë e gjini, midis të cilëve ekzistojnë të drejta dhe detyra të parashikuara me ligj. Në familje bëhet lindja, ruajtja, mirërritja dhe edukimi i fëmijëve, proces ky i përtëritjes sëshoqërisë. Veçori tjetër është se familjen e përbëjnë personat e lidhur me martesë (e nëbashkësi jashtëmartesore) dhe në gjini (prindi natyror martesor ose jashtëmartesor, adoptuesi, fëmija martesor ose jashtëmartesor dhe i adoptuar, si dhe kushërinjtë e tjerë, p.sh., vëllai, motra, gjyshi, njerku, njerka, thjeshtri, thjeshtra, etj. 4. ka është martesa? Martesa është institucion qendror në të drejtën familjare. Edhe martesës mund t’i përqasemi nga aspekte të ndryshme. Nga aspekti juridik, martesa zakonisht përkufizohet si bashkëjetesee vazhdueshme (jo e përkohshme, as e përhershme) e burrit dhe e gruas (hetero-seksuale), e rregulluar me ligj. 8. ka janë marrëdhëniet juridike familjare? Janë pjesë e marrëdhënieve faktike familjare të rregulluara me ligj. Marrëdhënieve faktike familjare u jep karakter juridik rregullimi i tyre me norma juridike. Si marrëdhënie themelore juridike familjare janë: -marrëdhëniet midis bashkëshortëve, -midis bashkëshortëve jashtëmartesorë, -midis prindërve e fëmijëve, -midis personave në gjini, -midis adoptuesit e të adoptuarit dhe marrëdhëniet midis kujdestarit dhe të kujdesurit. Të gjitha këto marrëdhënie mund të jenë të natyrës thjesht personale, thjesht pasurore dhe të përziera. Sa i përket mënyrës së themelimit, marrëdhëniet familjare mund të jenë formale dhe solemne si dhe joformale, ose konsensuale. 9. ka janë subjektet e marrëdhënieve juridike familjare? Subjekte të marrëdhënieve juridike familjare janë personat fizikë: bashkëshortët, bashkëshortët jashtëmartesorë, atë, nënë, vëlla, motër, atë adoptues, nënë adoptuese, kujdestar, etj. Subjektet e marrëdhënieve juridike familjare disponojnë aftësinë juridike, ndërsa aftësia për të vepruar nuk është gjithnjë e domosdoshme. Në të drejtën familjare kërkohet aftësia për të vepruar për lidhjen e veprimeve juridike, që kanë të bëjnë me personalitetin, si psh; lidhja e martesës, lidhja e adoptimit, ushtrimi i detyrës prindërore, njohja e amësisë, atësisë, etj. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte