0030 210 33 18 483

Njohja e viteve të punës ministri Klosi: Vijojnë bisedimet me Italinë e Greqinë

ATSH 16 Shkurt 2017

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Austrinë për njohjen e pensioneve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi se Qeveria shqiptare ka arritur të realizojë marrëveshje me disa vende, dhe është në përpjekje për të ecur më tej, edhe me vende të tjera. Gjatë një interviste televizive, ministri Klosi ka folur për ecurinë e deritanishme si dhe bisedimet e bëra në këtë drejtim me Italinë dhe Greqinë, dy vende ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë. “Në duam të mbyllim këto marrëveshje me të gjitha vendet e BE. Mendojmë se do ecim mirë në Francë e Angli, jemi gati të firmosim edhe me Kanadanë brenda muajit mars. Do të realizojmë edhe me Kosovën”, ka deklaruar ai. Interesi më i madh për njohjen e viteve të punës është me Greqinë e Italinë ku ka më shumë emigrantë shqiptarë dhe ministri sqaron se vijojnë bisedimet me palët përkatëse për finalizimin e marrëveshjeve. Përsa i përket Italisë, Klosi thotë se administrata atje po llogarit sesa është efekti financiar për ta.” Ky nuk është një debat thjesht ekonomik, por është më shumë politik. Njohja e viteve të punës, bën që qytetarët shqiptarë të përfitojnë vitet e punës si në Shqipëri, ashtu edhe në vendin ku kanë emigruar. Me Italinë shpresonim shumë ta kishim arritur këtë gjë në këtë mandatin tonë të parë qeverisës. Shpresojmë që në muajt në vazhdim t’i japim rrugë hapave të parë. Së shpejti do të përmbyllim me Kanadanë”, ka deklaruar Klosi. Gjatë një vizite zhvilluar në shtator të një viti më parë në Itali, ministri Klosi i kërkoi zv/kryeministrit italian, Tommaso Nannicini ecjen më shpejt me njohjen e marrëveshjes së kontributeve shoqërore, marrëveshje që do tu vijë në ndihmë mijëra shtetasve shqiptarë që vitet e punës kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë, sikundër edhe qindra qytetarëve italianë që gjithashtu kanë ndarë vitet e punës mes të dyja shteteve.

Ndaje me miqte