Nju Jork një makinë përplaset mbi trotuar vritet një person
Zeri i Amerikes
19 Maj 2017
Në Nju Jork, sipas dëshmitarëve okularë, një makinë u përplas tek kalimtarët në sheshin “Times Square”, duke vrarë një 18-vjeçare.
Rreth 22 të tjerë u plagosën, sipas një njoftimi të Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut.
Ky incident nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin dhe është duke u hetuar si aksident, sipas policisë së qytetit të Nju Jorkut, që është duke bashkëpunuar me FBI-në në këtë hetim.
Personi që ngiste makinën, 26-vjeçar Richard Rojas, është ndaluar nga policia dhe po i bëhen analiza për të verifikuar praninë e alkoolit në organizëm. Më parë ai është ndaluar ndaluar nga policia, duke i dhënë makinës i pirë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se Presidentin Donald Trump e kanë informuar dhe po e mbajnë në kontakt të vazhdueshëm për situatën.
Makina e firmës Honda u përplas tek një shtyllë elektriku në kryqëzimin e rrugëve 45 me Broadway. Në fotografi makina e tij duket e përmbysur me rrotat përpjetë.
Policia e ka mbyllur zonën përreth Times Square, ku ndodhi aksidenti, plot me restorante, dyqane dhe objekte zbavitjeje, një destinacion popullor turizmi, që tërheq çdo ditë qindra mijëra kalimtarë.
Ndaje me miqte