Obama: &ldquoInkurajoj kreditorët për lehtësimin e borxhit grek&rdquo
14 Nentor 2016
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka dërguar një mesazh mbështetjeje ndaj popullit grek, pak para mbërritjes së tij në Athinë.
“Populli grek ka nevojë për shpresë”, thekson Obama, në një intervistë për të përditshmen greke, “Kathimerini”.
Obama vë në dukje se SHBA-të vazhdojnë t’i kushtojnë “rëndësi kolosale aleancës me Greqinë” dhe se Uashingtoni është një partner i ngushtë “në luftën kundër terrorizmit për t’iu prerë rrugën terroristëve ndërkombëtarë dhe për të evituar sulmet terroriste”.
Presidenti në largim i SHBA thekson më tej se “për sa kohë që Greqia vazhdon të kryejë hapat e dhimbshëm me reformat dhe punon për të garantuar se refugjatët trajtohen në mënyrë njerëzore, qytetarët grekë do të kenë një mik dhe aleat tek SHBA-të”.
Presidenti amerikan nënvizon se “Greqia duhet të bëjë hapa për të reformuar ekonominë e vet dhe dua të përgëzoj qeverinë greke, përfshirë kryeministrin Tsipras dhe popullin grek për hapat e vështirë dhe të dhimshëm që kanë bërë për të treguar se Greqia po punon që të ndihmojë vetveten”.
Barack Obama vë gjithashtu në dukje se vizita e tij në Athinë do të jetë një rast për të konfirmuar sërish mbështetjen e SHBA për reformat që përmirësojnë klimën e investimeve, garantojnë se nuki do të shfaqen më dezekuilibrat që shkaktuan krizën dhe se për hedhjen e themeleve të një rimëkëmbjeje të fuqishme ekonomike që do të përmirësojë jetën e përditshme të grekëve.
“Besoj pa diskutim se që të kenë rezultat reformat, njerëzit kanë nevojë për shpresë. Në rastin e Greqisë, FMN ka thënë se reduktimi i borxhit ka rëndësi jetike për t’u vënë ekonomia greke në një kurs zhvillimi dhe për të vendosur kuadrin e rikthimit te prosperiteti. Prandaj do të vazhdoj të inkurajoj kreditorët e Greqisë të bëjnë hapat e domosdoshëm me qëllim që të garantohet se Greqia është në gjendje të rikthehet në një zhvillim të shëndetshëm ekonomik, përfshirëe dhe ofrimin e një lehtësimi esencial të borxhit. Nëse kjo bëhet, nuk do të ndihmohet vetëm rimëkëmbja në Greqi, por do të trefgojë se Europa mund ta bëjë ekonominë e vet që të punojë për të gjithë”.
Ndaje me miqte