0030 210 33 18 483

Obama mbështetje ndaj Greqisë për refugjatët

25 Mars 2016

Një mesazh përkrahjeje ndaj popullit dhe qeverisë greke për qëndrimin e tyre ndaj refugjatëve ka dërguar presidenti amerikan Barack Obama, në deklaratën e tij për nder të 25 marsit, festës kombëtare të Greqisë. Madje, Obama e ka motivuar deklartën e tij si “dita kombëtare e festës së demokracisë greke dhe amerikane”. “Duke iu përgjigjur një krize të vazhdueshme refugjatësh, Greqia ofron ndihmë humanitare për mijëra burra, gra dhe fëmijë që kërkojnë lirinë përballë përndjekjes dhe dhunës”, vë në dukje presidenti Obama për ndihmën që u ofrton Greqia refugjatëve dhe shton: “Si amerikanë, qëndrojmë në krah të Greqisë si partnerë, miq dhe aleatë në NATO dhe komuniteti greko-amerikan shërben si një urë e rëndësishme e cila ndihmon të qëndrojmë në kontakt. Në thelbin tonë ne ndajmë lidhjet e thella të civilizimit dhe të familjes dhe respektin ndaj të drejtave themelore të shteteve demokratike. Në periudha të mira e të këqija ndajmë të njëjtin angazhim të përbashkët për lirinë e njerëzve në të gjithë botën”. Presidenti Obama thekson më tej se “të frymëzuar nga shembulli i Greqisë antike, themeluesit e Amerikës zbatuan parimet greke për të udhëhequr demokracinë tonë në lindjen e saj. Thuajse gjysmë shekulli pasi flamuri amerikan u valëvit mbi vendin tonë, një flamur u ngrit në një majëpmali në Greqi dhe një revolucion lindi për të sjellë demokracinë në vendlindjen e saj dhe të vendosë gurin e themelit të marrëdhënies së ngushtë që po gëzojnë dy kombet tona”. Tribuna

Ndaje me miqte