0030 210 33 18 483

ObamaCastro takim me historinë në Samitin e Amerikave

08 Prill 2015

PANAMA, 8 prill /ATSH-AFP/ - Një faqe pa dyshim duket se po kthehet në Amerikë pasi për herë të parë presidentët amerikan dhe kubanez do të ndodhen përballë gjatë një samiti kontinental duke shënuar një afrim mes dy armiqve historik. Ky samit i Amerikave , ku Kuba do të jetë e pranishme për herë të parë në 21 vjet ekzistencë, do të festojë nesër dhe të shtunën në Panama një sinkronizim të ri mes 35 shteteve amerikane, në favor të përmirësimit të njoftuar në mes të muajit dhjetor mes Uashingtonit dhe Havanës. Por tensionet e shfaqura këto javët e fundit mes SHBA-së dhe Venezuelës mund të zbehin festën. Amerika latine hodhi poshtë njëzëri akuzat, që kishin të bënin me kërcënimin e sigurisë së SHBA-së, bërë nga Shtëpia e Bardhë kundër qeverisë socialiste të Nicolas Maduros. Pa asnjë dyshim që ky i fundit synon të përfitojë nga tribuna panameze për t’i dhënë më shumë rezonancë propagandës së tij kundër Uashingtonit, që e akuzon shpesh për destabilizim të vendit të tij. Maduro parashikoi të paraqiste me këtë rast një peticion ”anti-imperialist” të nënshkruar nga miliona persona. ”Të shohësh Barack Obamën dhe Raul Castron krah për krah, do të jetë momenti kyç i samitit, por në një muaj apo dy, programi i diskutimeve të tyre është përqendruar në diçka më tradicionale, shënuar nga një antagonizëm historik”, theksoi Eric Farnsworth zëvendëspresident forumit privat Këshilli i Amerikave dhe ish-këshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Venezuela në festime të trazuara Takimi i fundit i presidentëve të dy vendeve daton në vitin 1956, tashmë në Panama, mes Fulgencio Batista dhe Dwight Eisenhower. Në vitin 2013, një shtrëngim duarsh i rrufeshëm shumë i mediatizuar mes Obamës dhe Castros u realizua në Johanesburg në kuadër të homazheve për nder të Nelson Mandelës. Asnjë takim dypalësh nuk është programuar për momentin mes dy krerëve, Uashingtoni ka përmendur vetëm mundësinë e shkëmbimeve gjatë Samitit. Kreu i diplomacisë amerikane, John Kerry do të takohet me homologun kubanez, Bruno Rodriguez gjatë samitit. Analistët nuk mendojnë se çështja venezueliane do të pengojë afrimin Kubë-SHBA, edhe nëse duhet të bëjë figurë të mirë dhe të shfaqë një mbështetje të plotë për këtë aleat të çmueshëm që i ofron kushte më të favorshme se gjysma e naftës së saj. ”As SHBA-ja, as Kuba, mendoj se nuk do ta lejojnë Venezuelën të interferojë në këtë proces”, shprehet Frank Mora, drejtor i Qendrës për Amerikën Latine në universitetin e Floridas dhe ish-zyrtar rajonal i Pentagonit në administratën Obama. Megjithatë, qeveria e Kubës do të vazhdojë të shprehë publikisht solidaritetin e saj për qeverinë venezueliane. Pas tre raundesh takimesh mes zyrtarëve të lartë, Uashingtoni dëshiron të rihapë ambasadat në muajin prill, por Kuba e ka kushtëzuar me heqjen nga lista amerikane të vendeve që mbështesin terrorizmin. Ky samit i Amerikave, ku do të marrin pjesë presidenti amerikan, Obama dhe Castro, mes 34 drejtuesve, merr një karakter të veçantë sepse ndodh pas njoftimit historik, më 17 dhjetor 2014, të afrimit diplomatik mes Uashingtonit dhe Havanës, pas një gjysmë shekulli tensionesh të trashëguara nga Lufta e Ftohtë.

Ndaje me miqte