Obama në takim me Tsipras: &ldquoVetëm me masat shtrënguese nuk bëhet gjë&rdquo.
Robert GORO
15 Nentor 2016
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar gjatë takimeve në Athinë me presidentin dhe kryeministrin grek, se situata në Greqi ka përmirësime. Mirëpo Obama ka theksuar se ende ka shumë rrugë për të bërë.
“Populli grek ka vuajtur shumë nga kriza, por po shohim se po fillon një periudhë e përmirësimit të situatës. Do të bshkëpunojmë për kapërcimin e krizës, mirëpo ende ka shumë rrugë për të bërë”, ka vërejtur Obama gjatë takimit me presidentin e republikës Helenike, Prokopis Pavopulos.
Në takimin me kryeministrin Aleksis Tsipras, presidenti Obama falënderoi popullin dhe qeverinë greke për arritjet e tyre në kushtet mjaft të vështira të krizës. Ai përsëriti qëndrimin e njohur se borxhi i Grqisë duhet të lehtësohet.
“Insistojmë në qëndrimin tonë se vetëm me masa shtrënguese nuk bëhet gjë. Do të duhet të ketë një lehtësim të borxhit”, deklaroi Barack Obama.
Në të dy takimet, Presidenti amerikan u ndal edhe në punën e Greqisë për menaxhimin e krizës së refugjatëve. “Falënderojmë popullin grek për ndihmën që u ka ofruar refugjatëve. Falënderoj zotin Tsipras që mori pjesë në samitin e OKB-së për migracionin dhe për bashkëpunimin që kemi në përpjekjet pë t’u gjetur një zgjidhje në problemin e refugjatëve. Do të bashkëpunojmë për të parë se si mund të reduktohen flukset e emigrantëve drejt Greqisë dhe të gjejmë një zgjidhje për arsyet që i shkaktojnë këto flukse”, tha presidenti Obama.
Barack Obama i falënderoi Greqinë për mbështetjen që u jep luftanijeve amerikane dhe atyre të NATO-s, që patrullojnë në detin Egje kundër terrorizmit. Me këtë rast, presidenti Obama theksoi se tani që po përgatitet kalimi i pushtetit në SHBA nga demokratët tek republikanët, duhet bërë kujdes që të garantoheet vazhdimësia e NATO-s.
Presidenti Obama tha më tej se e ndjente si obligim që në udhëtimin e tij të fundit si president të vizitonte Greqinë, “vendin që lindi demokracinë”.
Nga ana e vet, kryeministri Aleksis Tsipras, e cilësoi vizitën e presidentit amerikan si një nder të madh, por edhe si një mesazh të rëndësishëm ndaj Europës dhe komunitetit ndërkombëtar. Tsipras vuri n dukje sse Greqia po lufton për të mbrojtur vlera si liria, demokracia, barazia dhe mbrojtja e të drejtave të njriut.
Njëkohësisht, kryeministri grek tha se shpreson që saktrificat e popullit grek do të gjejnë mbëshetje dhe se do të ketë një zhvillim pozitiv në çështjet që kanë përpara si në negociataat me kreditorët që kanë të bëjnë me krizën e borxhit dhe që nuk ka dobi vetëm për Greqinë, po për gjithë ekonominë botërore.
Mbërritja në aeroport
Avioni presidencial Air Force One u ul në aeroportin ndërkombëtar të Athinës në orën 10,33 të paradites së të martës. Rreth 20 minuta më vonë, presidenti Obama zbriti shkallët e avionit dhe preku tokën greke. Ai u prit nga ministri i mbrojtjes, Panos Kamenos që e shoqëroi presidentin Obama në rezidencën e tij në Astera të Vuliagmenit.
Edhe në aeroport ishin zbatuar masa shumë të larta sigurie, të cilat mbikqyreshin nga agjentë të shërbimeve sekrete amerikane dhe grupit të mbrojtjes së presidenti Obama. Në aeroport, gazetarëve iu desh që të kalonin në tre kontrolle të njëpasnjshme deri sa të arrinin në pistë, për të raportur mbi mbërritjen e pesidentit amerikan.
Gjatë gjithë kohës që kur avioni filloi uljen dhe deri sa presidenti Obama u largua për në hotel, aksesi nga dhe drejt aeroportit ishte i bllokuar.
Fjalimi i fundit në Europë
Në mbyllje të vizitës së tij në Greqi, Barack Obama do të mbajë të mërkurën edhe fjalimin e fundit në tokën europiane. Edhe pse do të mbahet në Athinë, fjalimi do t’i drejtohet një auditori të gjerë në mbarë botën.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama do të nënvizojë rëndësinë e qeverisjes demokratike dhe do t’u referohet sfidave të globalizmit, dobive që ka sjellë, por edhe pabarazive që ka shkaktuar dhe që kërkohet të korrigjohen.
Obama pritet të flasë edhe për zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA dhe referendumin në Britani që rezultoi me vendimin për largimin e vendit nga Bashkimi Europian.
Pas fjalimit, që konsiderohet si testamenti politik i Barack Obamas, presidenti amerikan do të largohet nga Athina, me destinacion kryeqytetin gjerman, Berlin.
Ndaje me miqte