0030 210 33 18 483

Operacioni ndërkombëtar &ldquoAlba Nostra 2&rdquo arrestohen 2 në Shqipëri

10 Mars 2015

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të gjerë antitrafik të shtrirë në disa shtete dhe në kuadër të të cilit janë arrestuar në total 40 persona. Në njoftimin për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se “në kuadër të operacionit ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar në Itali (qytetet Milano, Pavia, Macerata, Asti) si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri, policia shqiptare ka arrestuar shtetasit Albert Qafa, 51 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen 14, Shkozet, Durrës si dhe Gani Doku, 48 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sallmone, Shijak, Durrës. Sipas policisë, këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 09.03.2015, sepse Gjykata e Pavias në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Si rezultat i bashkëpunimit midis strukturave të Policisë së Shtetit (Interpol Tirana dhe Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme) me Policinë Italiane, si dhe koordinimit me Drejtoritë e Policisë Qarqeve, Durrës, Elbasan dhe Lezhë është bërë arrestimi i këtyre shtetasve në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës, si dhe shpallja në kërkim e një personi të tretë. Sipas autoriteve italiane shtetasi Albert Qafa, arrestuar sot është një ndër anëtarët kryesorët të këtij rrjeti kriminal. Operacioni vijon në bashkëpunim të ngushtë me policitë e vendeve partnere.

Ndaje me miqte