Opozita në protestë pa afat
18 Shkurt 2017
Partia Demokratike ka nisur të shtunën një protestë pa afat në sheshin para kryeministrisë, ku po kërkon garanci për organizimin e zgjedhjeve të lira e të drejta në qershor.
“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme” - tha zoti kryetari i Partisë Demokratike, Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot para mijëra protestuesve nga gjithë vendi në tubimin e opozitës para kryeministrisë se “qeveria Rama e ka çuar vendin në mjerim e varfëri”, dhe “pasi ka vjedhur fondet publike tani është gati të vjedhë edhe zgjedhjet”.
“Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë. Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka. Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë. Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Europës nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë” - tha zoti Basha.
Zoti Basha tha se Shqipëria ka nevojë të kthehet në në rrugën e sigurtë drejt të ardhmes, sepse, sipas tij, qytetarët kanë nevojë të mbrohen nga arroganca, nga padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe krimi.
Ai theksoi se vendi po vuan nga papunësia, e emigrimi, të cilat po e shkatërrojnë Shqipërinë.
“Qeveria Rama dështoi të sjellë një jetë më të mirë për shqiptarët, ajo nuk hapi vendet e punës dhe as mjekësinë falas, që premtoi, e tani, njerëzit janë të frikësuar për të ardhmen e fëmijëve, për shëndetin, për taksat dhe papunësinë” - tha zoti Basha.
Ai kërkoi qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Protestuesit ngritën një tendë të përmasave të mëdha në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” fare pranë zyrave të qeverisë, ndërsa organizatorët deklaruan se qëndrimi aty do të jetë pa afat.
Forcat e rendit morën një seri masash për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit dhe asnjë incident apo konfrontim nuk e regjistrua gjatë protestës dhe ndërtimit të tendës.
Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u deklaroi mediave se policia është aty për të mbrojtur qytetarët dhe jo për t'u konfrontuar me ta, dhe se ata ishin të lirë të qëndronin aty.
Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se 6 vjet më parë pikërisht në atë vend 4 protestues humbën jetën në demonstratën e Partisë Socialiste atëherë në opozitë, ndërsa sot autoritetet po garantonin mbarëvajtjen e protestës së demokratëve.
Një numër protestuesish po qëndrojnë në tendën e ndërtuar me shpejtësi, duke sfiduar të ftohtin dhe vështirësitë e stinës.
Mbështetës të PD-së kërkojnë largimin e qeverisë-
Nga foltorja, aktori Besmir Halili, ishte i pari që iu drejtua protestuesve të ardhur nga të gjitha anët e vendit. Jemi këtu, tha ai, për të kundërshtuar padrejtësinë dhe arrogancën që kryeministri ka mbjellë me mafien e tij. Jemi këtu për t’i thënë ‘ndal’ ‘së keqes që fshihet pas këtij muri. Jam këtu për të thënë që ne nuk jemi vetëm. Nuk e meritojmë këtë turp dhe ky kryeministër nuk i meriton qytetarët” u shpreh Halili.protesta 3 opozite
Brunilda Mikaili, nene e dy femijeve, u shpreh e pakenaqur nga qeverisja aktuale. Jam viktima e pare e Rilindjes, tha ajo, e cila tre muaj pas ardhjes ne pushtet i mbylli aktivitetin e rrobaqepesise.
Protestues dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga e gjithë Shqipëria u nisen drejt Tiranës që herët në mëngjes. Qytetare, nga Gjirokastra, Berati, Fieri, Kukësi, Korça dhe Elbasani, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të Partisë Demokratike mijëra qytetarë, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit me dhjetëra furgona e autobusa.
Ndaje me miqte