0030 210 33 18 483

Optimizëm për takimin e Eurogrupit

Tribuna 22 Janar 2018

Në Athinë ka optimizëm se takimi i ministrave të financave të Eurozonës (Eurogrupi) të hënën pasdite, do të finalizojë inspektimin e tretë të programit të Greqisë dhe do të hapë dritën jeshile për disbursimin e këstit të radhës të kredisë. Përndryshe, të hënën shënohet edhe “debutimi” i kreut të ri të Eurogrupit, që është ministri i financave i Portugalisë, Mario Centeno. Të premten, Euro Working Group (ekipi i specialistëve të eurozonës), konstatoi se shumica e kërkesave janë realizuar nga ana e qeverisë greke dhe prandaj konkludoi në finalizimin në parim të inspektimit të tretë të programit. Nëse edhe Eurogrupi miraton finalizimin e inspektimit, atëherë do të fillojnë procedurat në një numër parlamentesh të vendeve anëtare dhe përfundimisht miratimi për t’u disbursuar brenda 15 ditëshit të parë të muajit shkurt, kësti i radhës i kredisë. Sipas një zyrtari të eurozonës, vlera e këstit do të jetë midis 6 me 7 miliardë euro dhe do të disbursohet me më shumë se një transh. I njëjti zyrtar tha se përveç pagesës së detyrimeve të shtetit ndaj sektorit privat dhe shlyerjen e kredive, shuma do të përdoret edhe për të krijuar një fond që do të nevojitet për nevojat e vendit pas daljes nga programi i shpëtimit që parashikohet për në gusht 2018.

Ndaje me miqte