0030 210 33 18 483

Orkestra Simfonike e RTSH koncert nën drejtimin e dirigjentit grek Chlitsiou

03 Mars 2016

Të premten, 4 mars, ora 19:00, në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë, do të zhvillohet koncerti i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit grek Giorgos Chlitsiou. Programi permban Uverturen “Corolian”, opus 62 te Ludwig van Beethoven,koncertin per piano dhe orkester numer 2, opus 83 Johannes Brahms me solist pianisten Fjorda Veizaj si dhe Suiten "Peer Gynt", opus 46 te Edvard Grieg.

Ndaje me miqte