0030 210 33 18 483

PD: QEVERIA NUK SULMON KRIMIN POR OPOZITEN

18 Shkurt 2015

Partia Demokratike i eshte përgjigjur te merkuren ne mbremje deklaratës së Partisë Socialiste, duke akuzuar qeverinë se nuk dënon kërcenimin që Shullazi i bëri kryetarit të opozitës, por sulmon opozitën. Partisë Demokratike ka dalë mbremjen e të mërkurës me një deklarate për medita ku i përgjigjet deklaratës së nënkryetarit të grupit parlamentar te Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe shprehet se “Ka dy mënyra se si mund të trajtohet krimi në vend. Njëra mënyrë është të luftohet pa ndërprere, pa kompromis dhe pa mbajtur anë tjetër përveç ligjit. Tjetra është t’i lëshosh terren e të besh pakt me të. Qeveria nuk ka zgjedhur ta luftojë krimin dhe kjo dëshmohet nga ngjarjet tronditëse që po ndodhin çdo ditë. Ata kanë zgjedhur të luftojnë dhe sulmojnë opozitën, e cila po denoncon çdo ditë pasigurinë dhe rënien e rendit”.

Ndaje me miqte