0030 210 33 18 483

PD çon Vettingun në Kushtetuese: &ldquoI jep qeverisë kontroll mbi organet e reja&rdquo

TRIBUNA 06 Tetor 2016

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën ankimore për ligjin e Vetting-ut, të miratuar më 30 gusht në parlament me votat e maxhorancës. Në argumentet e parashtruara në kërkesën e saj PD, mes të tjerash, pretendon se ligji në fjalë “cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor” dhe “asgjëson thelbin dhe frymën e dispozitave kushtetuese, sepse kontrollin dhe hetimin në procesin e rivlerësimit e ka zhvendosur nga organet e krijuara rishtas dhe të konceptuara si organe të pavarura (Komisionerët Publikë, KPK dhe Kolegji i Apelimit), tek organet ekzistuese, jo kushtetuese, të pareformuara dhe të kontrolluara nga Qeveria, siç janë ILDKPKI, DSIK, Shkolla e Magjistraturës, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ministria e Brendshme”. Sipas opozitës organet e reja të Vetting-ut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë, sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të saj (Qeverisë), si Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, arësyeton PD-ja në ankimimin e saj. “Me ligjin që kaloi me 30 gusht, duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, Vetingun, ta bëjnë zyrtarët e lartë të PS, ... pra me levat dhe instrumentet e e tij, të kontrollojë gjyqtarët të vendosë kush gjyqtar dhe prokuror të iki dhe më pas të caktojë ai gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetojnë këtë kryeministër të korruptuar, për korrupsion”, deklaroi deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki. Dhe shtoi: “. Kjo është jo vetëm shkelje e Kushtetutës, ky është një krim kushtetues, është 100 % në kundërshtim me standardet që ka përcaktuar Komisioni i Venecias. PD dha konsensusin e plotë që korrupsioni të luftohet duke futur Vettingun në Kushtetutë”.

Ndaje me miqte