0030 210 33 18 483

PD proteston: "Jo krimit në qeverisje"

12 Mars 2015

Partia Demokratike ka zhvilluar të enjten një protestë nën moton “JO” krimit në qeverisje dhe mafies në pushtet”. Protestues nga Tirana, por dhe rrethe të tjera të vendit, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas përshkuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para selisë së Kryeministrisë, ku morën fjalën drejtues të opozitës. Basha: Bashkimi i shqiptarëve në shesh mbylli sot parlamentin Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në fjalën e tij në protestën e sotme se, “Shqipëria e pa, bota e pa, të githë e panë se pamja e bashkimit të shqiptarëve sot në shesh mbylli parlamentin dhe pushoi Ilir Metën nga kryetar i Parlamentit. E panë bashkimin e shqiptarëve, shikojeni bashkimin e shqiptarëve”. Basha u shpreh se në rrugën e shqiptarëve drejt ëndrrave të tyre ka ndërhyrë brutalisht qeveria, dukë përmbysur gjithçka. Sot çdo familje shqiptare është nën rrethim nga të gjitha të këqijat. mimi i energisë është rritur, faturat janë rritur, kurrë s’kemi pasur kaq shumë probleme. Taksat këto dy vite janë rritur. Mjerim, varfëri, kudo, por këta oligarkë po mbushin xhepat”, tha Basha. “Zyrat e qeverisë janë kthyer në portat e ferrit të zhvatjes së qytetarëve, sipas modelit të dyshes Rama-Meta. Njerëzit po luten të shpëtojnë kokën që tritoli mos të shpërthejë, që fëmijët të kthen shëndoshë në Shqipëri. Nuk ka krim më të madh se mos të garantosh siguri. Nuk mund të ketë rend dhe siguri kur vjen në pushtet me krimin dhe qeveris me krimin. Bandat e Ilirit, të Edit, apo të Saimirit i kanë dorë të lirë dhe janë bërë të paprekshëm. Trafikantë droge dhe krerë bandash kana kapur zyrat publike dhe kanë arritur deri në Kuvend”, theksoi kreu i PD, Basha. “Ti dalim zot të ardhmes tonë dhe fëmijëve tanë, të kërcënuar nga varfëria dhe krimi në pushtet. Për këtë jemi mbledhur sot dhe do të qëndrojmë të bashkuar deri në fitore. Nga ky bashkim i shqiptarëve në këtë Bulevard, si asnjëherë më parë, por dhe në emër të mijëra të tjerëve, që nuk ndodhen këtu, por ndajnë të njëjtat brenga dhe ëndrra për Shqipërinë europiane, i themi se jemi këtu deri sa drejtësia të bëhet”, tha Basha. Basha kërkoi nga Kryeministri Edi Rama që të ndalë trysninë brutale ndaj organit të akuzës. “Ta çojë ministrin e Brendshëm për ndjekje penale për mbajtjen të fshehtë të denoncimit të paprecedentë”, tha kreu i PD. Ristani: Pushtetarët po e zhysin popullin në varfëri Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në fjalën e tij tha se, pushtetarët tanë janë një bandë oligarkësh, që po e zhysin popullin çdo ditë në varfëri. “Pushtetarët tanë janë sot një grup oligarkësh e kriminelësh, ndërsa populli zhytet ccdo ditë në krim dhe varfëri. Eshtë shtrenjtuar jeta, punë nuk ka. Nuk na shërbejnë më mirë në administratë, përkundrazi na dhunojnë. Eshtë bërë e frikshme jeta me shpërthime me tritol dhe me vrasje. Por Rama dhe Meta nuk e vrasin mendjen, e kanë mendjen si të shtojnë pushtetin e tyre, ndërkohë që Rama urdhëron burg për qytetarët që nuk paguajnë dritat. Meta urdhëron vrasjen e deputetëve. Të dashur shqiptarë, të protestojmë sot fuqishëm, t’i tregojmë bandës së mafiozëve sa të vegjël janë. T’i tregojmë se banda nuk mund të na drejtojnë. E ardhmja është e jona, dhe jo e banditëve. Rroftë PD. RroftëShqipëria e burrave të ndershëm”, tha Ristani. Paloka: Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha se jemi sot këtu për t’i thënë Metës ik, Ramës zhduku, se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më, por duhet të iki një orë e më parë. “Sot dyshja e krimit mbylli parlamentit sepse nuk guxoi më të rrijë atje. Jemi sot më shumë se kurrë për ti treguar atyre që nuk mund të vazhdojnë me kriminelë. Të flejnë natën me kriminelë dhe paradite të futin në burg qytetarët e pafajshëm. Ti themi Ramës zhduku sepse kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më. Ikni një orë e më parë se ne nuk ju duam. Jemi sot për të filluar protestën tonë dhe për ta cuar deri në fund derisa këta të zhduken. Nesër e gjithë Shqipëria do ti cojë aty ku ata e meritojnë”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.

Ndaje me miqte