0030 210 33 18 483

PD publikon listën e kandidatëve për deputetë Basha: &ldquoIshte një zgjedhje e vështirë&rdquo

Tribuna 28 Maj 2017

Partia Demokratike ka bërë publike listën e kandidatëve në 12 qarqe për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Ajo që bën përshtypje është se lista është e mangët. Portali Lapsi.al ka cituar bourime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilave “listat e dorëzuara nga Partia Demokratike nuk plotësonin kushtet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor e për pasojë nuk mund të miratoheshin nga KQZ”. Të njëjtat burime thanë se lista e PD-së kishte vetëm 95 kandidatë dhe jo 140. P.sh., në listën e Tiranës, PD ka propozuar vetëm 18 emra nga 34 kandidatë që ka ky qark. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për qarqet e tjera ku PD nuk ka plotësuar deri në fund listën e kandidatëve për deputetë. “Të përjashtuarit” Nga ana tjetër, ka shkaktuar shumë komente fakti se shumë prej drejtuesve aktualë të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë. Ata janë: Jozefina Topalli Majlinda Bregu Eduard Selami Ridvan Bode Astrit Patozi Arben Imami Keltis Kruja Enno Bozdo Asllan Dogjani Kastriot Islami Myqerem Tafaj Bedri Hoxha Roland Keta Igli Cara Kosma Dashi Bedri Mihaj Arbiola Halimi Genc Ruli (nuk kandidoi vetë) Eleina Qirici Gjergji Papa Mimoza Hajdarmataj Albina Deda Gjovalin Bzhetaj Irma Kopliku Liljana Elmazi Billa Pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ nga Ivi Kaso, Kreu i PD-së, Lulzim Basha e konsideroi një zgjedhje të vështirë hartimin e këtyre listave. Pas mesnate ai tha për gazetarët se “ishte një zgjedhje e vështirë por me personalitet të shquara të shoqërisë shqiptare që mbështesin republikën e re përmes votës së qytetarëve”. Ai tha se në këto lista ka emra të rinj dhe nesër nisin marshimin drejt republikës së re. Më poshtë vijon lista e dorëzuar në KQZ: Vlora Agron Shehaj Nada Meçorapja Vangjel Dule Arben Ristani Dashamir Tahiri Adriatik Alimadhi Hariz Mema Gjirokaster Tritan Shehu Roland Bejko Kosta Barka Besnik Aliaj Diber Dhurata upi Xhemal Gjunkshi Edmond Isaku Sulejman Gjana Denisa Vata Kukësi Flamur Noka Isuf Cela Alban Zeneli Miftar Dauti Lezha: Aldo Bumci Lindita Metaliaj Anton Frrokaj Martin Bibaj Prec Zogaj Luigj Gjergji Enkeleida Rica Klajdi Reci Tirana Lulzim Basha Oriola Pampuri Rudina Hajdari Grida Duma Albana Vokshi Jorida Tabaku Sali Berisha Halim Kosova Gent Strazimiri Fatmir Mediu Dashamir Shehi Gerti Bogdani Fuad Haxhiymeri Blendi Sula Flamur Hoxha Fatbardh Plaku Dorjan Teliti Besnik Fucia Berati Eduard Halimi Astrit Veliaj Lefter Maliqi Besart Xhaferi Sazan Guri Bujar Hoxha Myslym Haxhi Elbasani Edmond Spaho Endri Hasa Luciano Boci Taulant Zeneli Arben Elezi Fitim Zekthi Nada Krypa Blendi Himci Fieri Enkeleid Alibeaj Genc Pollo Myslym Murrizi Luan Baci Olsi Cuko Luljeta Sejko Dilaver Kamberaj Jakup Beqiraj Shkelqim Krasniqi Aurora Koroveshi Korça Valentina Duka Ervin Salianji Hekuran Hoxholli Klevis Balliu Andrea Mano Ligoraq Karamelo Fatmir Guda Shkodra Romeo Gurakuqi Izmira Ulqinaku Lorenc Luka Helidon Bushati Nard Ndoka Bardh Spahia Anton Koka Ramiz Coba Durrësi Oerd Bylykbashi Fatbardha Kadiu Edi Paloka Florjon Mima Agron Duka Vullnet Topalli Enri Ceno Shkelqim Fortuzi.

Ndaje me miqte