Pa marrëveshje për Brexit takimi Juncker May
Tribuna
04 Dhjetor 2017
Pa marrëveshje ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministres britanike Theresa May dhe presidentit të Komisionit Europian Jean-Cleude Juncker, në kuadër të bisedimeve për Brexit-in.
“Megjithë progresin e rëndësishëm, nuk ishte e mundur të finalizonim marrëveshjen pasi disa çështje mbeten të hapura për diskutim dhe më shumë negociim. Jemi të gatshëm të vazhdojmë më vonë këtë javë”, deklaroi Juncker.
Kryeministrja britanike nga ana e saj, nënvizoi se divergjencat bazike mbeten në një sërë çështjesh.
“Ka disa dallime që kërkojnë më shumë negociata dhe konsultime. Kam besim se do e mbyllim këtë në mënyrë pozitive”, tha May.
Ajo shtoi se ka gjasa që bisedimet të rifillojnë para fundit të javës, ndërsa u shpreh optimiste për takimin e ardhshëm.
Takimi mes dy krerëve synonte të mbyllte marrëveshjen parimore mbi modalitetet e ndarjes, të programuar në fund të marsit 2019.
Ndaje me miqte