Pakistan të paktën 70 të vdekur dhe 150 të plagosur nga një shpërthim në një mauzole sufi
16 Shkurt 2017
Të paktën 70 persona janë vrarë të enjten dhe 150 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një mauzole sufi në jug të Pakistanit, sipas një bilanci të dhënë nga përgjegjësit lokal.
“Rreth 70 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur”, deklaroi ministri i provincës për Shëndetësinë Sikandar Ali Mandro.
Ky bilanc është konfirmuar gjithashtu edhe nga një përgjegjës i larë i policisë.
Autorësinë e këtij sulmi në jug të Pakistanit e ka marrë përsipër grupi xhihadist Shteti Islamik.
Ndaje me miqte