0030 210 33 18 483

Panathinaikos rikthehet Sebastian Leto

06 Shkurt 2016

Sebastian Leto do të jetë edhe zyrtarisht, për herë të dytë në karrierën e tij, lojtar i Panathinaikosit. “Të gjelbërit” njoftuan në fundjavë se 29 vjeçari argjentinas ka nënshkruar një kontratë 18 mujore. Komunikata për shtyp e Panathinaikosit ka si më poshtë: “Sebastian Leto rikthehet përsëri në familjen e Panathinaikost. Argjentinasi nënshkroi një kontratë për një vit e gjysmë në prezencën e tij të dytë te “Tërfili”. Leto do të mbajë fanelën me numër 5”. Sebastian Leto u lind më 30 gusht 1986 në qytetin Alejandro Horn të Argjentinës. E nisi karrierën në klubin Lanus në 2004. Në moshën 21 vjeçare kaloi te Liverpuli dhe prej këndej, në 2008 u huazua tek Olimpiakos i Pireut e pas një viti Panathinaikosi e mori nga Liverpuli. Me “Tërfilin” Leto fitoi kampionatin dhe kupën në sezonin e parë që luajti. Në 2010-2011 shënoi 17 gola në 15 ndeshje, para se të dëmtohej. Në 2012 prishi kontratën me Panathinaikosin dhe shkoi në Itali te Catania. Në 2015 u kthye në atdhe, tek Lanus ku kishte nisur karrierën. Leto mbeti i lirë ditën e fundit të merkatos dimërore dhe duket se ky fakt ishte që e riktheu në Greqi dhe te Panathinaikosi. Tribuna

Ndaje me miqte