0030 210 33 18 483

Panik në gjykatën e Athinës një person shtie në ajër pastaj arrestohet

Tribuna 17 Maj 2017

Situata paniku janë zhvilluar mesditën e të premtes para gjykatës së Athinës. Një person, i cili po fliste para gazetarëve, befas ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtirë katër herë në ajër. Ndërsa gazetarët dhe personat e tjerë përreth janë hutuar dhe trembur, ai është larguar si zotni, por më pas policia ka ndërhyrë duke e çaramtosur dhe arrestuar personin. Për fat, nuk ka patur të plagosur apo të lënduar. Autori, një burrë rreth të 45-ave, kishte në xhepa edhe 20 fishekë të tjerë. Ai ndodhej bashkë me familjarë të tjerë, në një gjyq mbi zhdukjen e një studenti 26 vjeçar, në 2012-n. Edhe pse ka disa të pandehur për atë çështje, nuk është bërë e mundur që të gjendet kufoma e viktimës. Të premten, procesi gjyqësor u shty për në mars 2018, pasi avokati mbrojtës i të pandehurve nuk mund të asistonte në gjyq. Kjo e nxiti 45 vjeçarin që të dilte para kamerave e të deklaronte se “familja e viktimës nuk mund të gjejë kufomën, pse të gjithë janë maskarenj”. Menjëherë pas kësaj ai nxorri pistoletën dhe shtiu. Ndërsa autori u dërgua në drejtorinë policore të Athinës, prokuroria ka urdhëruar fillimin e hetimeve, nëse ai kishte hyrë i armatosur edhe në sallën e gjyqit. Nëse kjo vërteohet, atëherë autoritetet e sigurisë duhet të japin përgjigje se ai mundi të kalonte nga aparati i kontrollit, në hyrje të gjykatës së Athinës.

Ndaje me miqte