Papandreu: Parulla jonë &ldquoOse ndryshojmë ose fundosemi më aktuale se kurrë&rdquo
22 Janar 2017
“Greqia ndodhet sërish në një udhëkryq që do të duhej ta kishte lënë mbrapa prej kohësh, nëse na kishin lënë të mbaronin punën tonë”, deklaroi ish kryeministri grek, Jorgos Papandreu.
Papandreu e bëri këtë deklaratë duke përshëndetur në ceremoninë e prerjes së pites së Vitit të Ri, të partisë së tij, Lëvizja e Socialistëve Demokratë (KIDISO).
“Në 2017-n, parulla e zgjedhjeve të vitit 2009, “Ose ndryshojmë, ose fundosemi”, mbetet më aktuale se kurrë”, tha më tej Papandreu, duke nënvizuar se që të realizohen ndryshimet që ka nevojë vendi, lipset një projekt që i shërben interesit publik. “Nëse këto ndryshime nuk avancojnë menjëherë, atëherë përpjekjet e popullit grek do të jenë gjysmake, apo edhe pa asnjë rezultat”, shtoi Papandreu.
Në këtë drejtim, ish kryeministri vërejti se problemi real i vendit ishte dhe mbetet shteti parazit klientelist, për luftimin e të cilit, siç tha, nevojiten reforma të mëdha.
Papandreu insistoi se “para ekzistojnë, po të godasim fenomenet e evazionit fiskal, mungesën e transparencës, moszbatimin e meritokracisë, moshapjes së profesioneve, shpërdorimet dhe burokracinë, që pengojnë investimet e shëndetshme dhe iniciativat”.
Duke u fokusuar në ekonominë greke, Papandreu shprehu bindjen që për t’u rimëkëmbur vendi, nevoijitet një projekt kombëtar që do të sjellë shumë investime të reja, me synimin që të vijnë ritme të larta zhvillimi, vende të reja pune dhe rritje e të ardhurave.
Në fund, kur u pre pitja, “paraja prej floriri” u takoi një kuadri shqiptar të KIDISO-së, avokatit Pavllo Sota, i cili bëri dhe fotografinë e rastit bashkë me kryetarin e partisë, ish kryeministrin Jorgos Papandreu.
Ndaje me miqte