0030 210 33 18 483

Papunësia në eurozonë në nivelin më të ulët që prej vitit 2009

DPA 31 Maj 2017

Niveli i papunësisë në 19 vendet e eurozonës ka regjistruar rënie në 9,3 për qind në muajin prill duke shënuar shifrën më të ulët të regjistruar që nga marsi i vitit 2009, theksoi sot zyra statistikore e BE-së. Eurostat raportoi se më shumë se 15 milionë njerëz ishin të papunë në eurozonë në prill, që tregon një rënie prej 233 000 që nga marsi i vitit 2009, kur shkalla e papunësisë ishte 9.4 për qind. Në Bashkimin Evropian, papunësia ishte 7.8 për qind në prill, norma më e ulët që prej dhjetorit 2008. Vendet e BE-së me shifrat më të ulëta të papunësisë ishin Republika eke (3.2 për qind), Gjermania (3.9 për qind) dhe Malta (4.1 përqind). Greqia dhe Spanja mbeten me normat më të larta të papunësisë në BE. Në Greqi, norma qëndronte në 23.2 për qind, nga 23.5 për qind në mars, ndërsa në Spanjë 17.8 për qind, nga 18.2 për qind në mars.

Ndaje me miqte