Parlamenti grek pezullon rritjen e TVSHsë në disa ishuj
TRIBUNA
20 Dhjetor 2016
Parlamenti grek pritet do të votojë për shtyrjen e rritjes së TVSH-se në ishujt të shtrirë në vijën e parë përballë fluksit të migrantëve, masa e dytë e qeverisë dhe shkak i rritjes së tensioneve me kreditorët e vendit.
Dispozita e shtyn për më 1 janar 2018 rritjen me 30 për qind të normës së TVSH-së (nga 17 për qind në 24 për qind për normën e përgjithshme) supozuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2017, sipas një marrëveshje të arritur mes Greqisë dhe kreditorëve të fondit, BE-së dhe FMN-së.
Kostoja e kësaj mase përjashtuese vlerësohet me 50 milionë euro nga Kontabiliteti kombëtar grek.
Kjo masë përfshin ishujt e lindjes së Egjeut ku aktualisht janë akomoduar më shumë se 16.000 refugjatë dhe migrantë, në përputhje me paktin migrator të nënshkruar në mars mes BE-se dhe Ankarasë për të ndërprerë korrodorin migrator në Egje, por përjashton Rodes-in, një nga destinacionet më të mëdha turistike.
Kryeministri grek i së majtës, Aleksis Tsipras njoftoi për këtë mbështetje financiare në fillim të muajit dhjetor, si dhe një shpërblim të vogël me rastin e fundvitit për pesionet më të vogla, duke e argumentuar mbi nevojën për t’i kushtuar vëmendje të veçantë “kohezionit social” një pjesë të suficitit primar (një barre jashtë borxhit) të regjistruar këte vit, më e lartë se objektivat e vendosuar nga kreditorët.
Ndaje me miqte